Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    “Mos na merrni ujin” – protestë në Burimas të Maliqit

    August 12, 2026

    Kristjan Sterjo lihet në burg, Gjykata e Korçës cakton “arrest me burg”

    August 12, 2026

    Nis Festa e Birrës në Korçë, çelet Poli i Eventeve në Drenovë

    August 12, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Mazniku në Korçë: Reforma territoriale do të ketë ndikim për dekadat e ardhshme, synohen bashki më të forta
    Vendi

    Mazniku në Korçë: Reforma territoriale do të ketë ndikim për dekadat e ardhshme, synohen bashki më të forta

    June 26, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku ka deklaruar nga Korça se reforma që po diskutohet aktualisht do të ketë ndikim afatgjatë në zhvillimin e vendit dhe funksionimin e pushtetit vendor.

    Gjatë dëgjesës së 11-të publike për reformën territoriale, Mazniku theksoi se pas 10 vitesh nga reforma e vitit 2014 është momenti i duhur për të analizuar arritjet dhe mangësitë e saj, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të sistemit të qeverisjes vendore.

    Your browser does not support the video tag.

    Sipas tij, objektivi kryesor mbetet forcimi i bashkive dhe rritja e kapaciteteve të tyre për të ofruar shërbime më cilësore për qytetarët.

    “Sfida që kemi përpara është se si t’i bëjmë bashkitë të kenë të gjitha mjetet dhe kapacitetet e nevojshme për t’i kryer detyrat e tyre më mirë. Pas 10 vitesh nga reforma e vitit 2014, ky është momenti i duhur për një analizë të thelluar të asaj që ka funksionuar dhe çfarë duhet ndryshuar”, u shpreh Mazniku.

    Ai shtoi se aktualisht ka bashki që nuk arrijnë të ushtrojnë plotësisht funksionet e parashikuara me ligj, duke sjellë sipas tij zhvillim të pabarabartë mes territoreve.

    “Nga 36 funksione buxhetore që kanë bashkitë, disa realizojnë vetëm 9, 10 apo 12 prej tyre. Kjo lidhet me faktorë të ndryshëm, përfshirë madhësinë e bashkisë dhe kapacitetin menaxhues”, tha ai.

    Mazniku theksoi gjithashtu se forcimi i pushtetit vendor është i lidhur ngushtë me procesin e integrimit evropian, duke nënvizuar nevojën që bashkitë të jenë të afta të hartojnë dhe zbatojnë projekte sipas standardeve të BE-së.

    “Procesi i integrimit evropian hap një dritare mundësish për bashkitë, por kërkon institucione vendore të forta dhe funksionale”, u shpreh ai.

    Sipas Maznikut, periudha 2027–2030 do të jetë vendimtare për përgatitjen e bashkive për të përthithur fonde dhe financime evropiane, ndërsa reforma aktuale pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në dekadat e ardhshme.

    “Ky proces nuk ndikon vetëm në të tashmen, por në një dekadë të tërë. Duhet të ndërtojmë bashki që janë të gatshme të integrohen me Evropën”, deklaroi ai.

    Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale pritet të paraqesë raportin përfundimtar në Kuvend brenda afatit të përcaktuar, më 15 korrik.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    “Mos na merrni ujin” – protestë në Burimas të Maliqit

    August 12, 2026

    Kristjan Sterjo lihet në burg, Gjykata e Korçës cakton “arrest me burg”

    August 12, 2026

    Nis Festa e Birrës në Korçë, çelet Poli i Eventeve në Drenovë

    August 12, 2026

    Rezidentët e parë amerikanë në Shqipëri

    August 12, 2026
    TE FUNDIT

    “Mos na merrni ujin” – protestë në Burimas të Maliqit

    August 12, 2026

    Kristjan Sterjo lihet në burg, Gjykata e Korçës cakton “arrest me burg”

    August 12, 2026

    Nis Festa e Birrës në Korçë, çelet Poli i Eventeve në Drenovë

    August 12, 2026

    Rezidentët e parë amerikanë në Shqipëri

    August 12, 2026
    EKSKLUZIVE

    Ish-futbollisti korçar kujton vëllanë e ndjerë: “Gjithmonë në zemrat tona”

    Toni Gogu nga Korça: Zhvillimi kërkon drejtësi funksionale çdo ditë

    Procedime penale për dhunë në familje në Korçë dhe Devoll

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.