Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Komente në kafene, televizione, portale e rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

    October 20, 2026

    Projektligji për Liceun Francez të Korçës mbërrin në Kuvend, pritet miratimi brenda pak javësh

    October 20, 2026

    Korçë/ Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” diskutojnë për protestat, ende pa një vendim përfundimtar

    October 20, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Korçë/ Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” diskutojnë për protestat, ende pa një vendim përfundimtar
    Vendi

    Korçë/ Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” diskutojnë për protestat, ende pa një vendim përfundimtar

    October 20, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë zhvilluar një takim për të diskutuar nëse do t’u bashkohen protestave që prej pesë ditësh vijojnë në qytet, ku marrin pjesë kryesisht nxënës të gjimnazeve, por edhe qytetarë.

    Takimi zgjati rreth një orë e gjysmë, por diskutimet nuk kanë prodhuar një vendim konkret, pasi mendimet e studentëve kanë qenë të ndara.

    Your browser does not support the video tag.

    Sipas burimeve pranë Këshillit Studentor, një pjesë e studentëve kanë kërkuar bojkotimin e procesit mësimor, ndërsa të tjerë kanë propozuar t’u bashkohen protestave pas përfundimit të mësimit. Ka pasur edhe studentë që janë shprehur kundër bojkotit dhe pjesëmarrjes në protesta.

    Studentët dhe anëtarët e Këshillit Studentor nuk kanë pranuar të prononcohen për mediat lidhur me diskutimet e zhvilluara.

    Të njëjtat burime bëjnë me dije se Këshilli Studentor do të kontaktojë edhe studentët që nuk ishin të pranishëm në takim, për të marrë mendimet e tyre dhe më pas për të arritur në një vendim përfundimtar lidhur me qëndrimin që do të mbajnë ndaj protestave.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Komente në kafene, televizione, portale e rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

    October 20, 2026

    Projektligji për Liceun Francez të Korçës mbërrin në Kuvend, pritet miratimi brenda pak javësh

    October 20, 2026

    Max Mavrud, kantina shqiptare që po prezanton verërat e Leskovikut në arenën ndërkombëtare

    October 19, 2026

    Gjykata liron dy të rinjtë në Korçë, morën pjesë në protestën e dhunshme

    October 18, 2026
    TE FUNDIT

    Komente në kafene, televizione, portale e rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

    October 20, 2026

    Projektligji për Liceun Francez të Korçës mbërrin në Kuvend, pritet miratimi brenda pak javësh

    October 20, 2026

    Korçë/ Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” diskutojnë për protestat, ende pa një vendim përfundimtar

    October 20, 2026

    Max Mavrud, kantina shqiptare që po prezanton verërat e Leskovikut në arenën ndërkombëtare

    October 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    “Shtegu Magjik i Mokrës së Sipërme: Nga Mujaza tek Shën Marena e Llënga”

    Rritet në Korçë dhe Has, njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor

    Servisi, kontrolli dhe ‘kafeja’ që nuk ngop

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.