- Në datën 11 tetor, Korça do të mirëpresë një nga aktivitetet sportive më energjike të vitit — garën e forcës “PowerGym”, e cila do të zhvillohet në pedonalen e qytetit, pranë Kishës “Shën Gjergji”.
Ngjarja organizohet nga PowerGym Korçë dhe synon të bashkojë sportistë, pasionantë të palestrës dhe publikun e gjerë në një ditë plot energji, sfidë dhe atmosferë pozitive.
Kjo garë do të përfshijë konkurrentë nga të gjitha nivelet — nga fillestarët deri te atletët e avancuar, të ndarë sipas kategorive të moshës dhe pes⅝⁹⁶hës, duke garantuar barazi dhe transparencë për të gjithë pjesëmarrësit.
“PowerGym” nuk është vetëm një garë force, por një festi e sportit dhe bashkimit komunitar, ku qytetarët ftohen të marrin pjesë si spektatorë për të përkrahur atletët dhe për të shijuar atmosferën unike që e karakterizon këtë event.
Përveç garës, organizatorët kanë paralajmëruar momente surprizë, performanca dhe çaste emocionuese, që do ta kthejnë pedonalen e Korçës në një arenë të vërtetë të energjisë dhe pasionit për sportin.
“PowerGym Korçë” – aty ku forca takohet me pasionin dhe komunitetin.


