Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin E. A., 21 vjeç, banues në fshatin Buçimas, caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. A., 32 vjeç, banues në fshatin Dolan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. Gj., 28 vjeç, banues në fshatin Cangonj, pasi në hyrje të qytetit të Bilishtit, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi F. Zh., 70 vjeç. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë pasagjerjae në automjetin me drejtues shtetasin F. Zh..
Specialistët e Sektorit të Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. M., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasi I. D., 65 vjeç, se ishte konfliktuar verbalisht me shtetasin V. D., 71 vjeç, për motive pronësie.
Në Komisariatin e Policisë Pogradec ka kallëzuar shtetasi A. B., 41 vjeç, banues në Çëravë, se më datën 21.09.2025, është larguar nga banesa, djali i tij 15 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


