Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Gonxhe nga Pogradeci: Protesta për Zvërnecin kërkon analizë të thellë dhe dialog

    June 6, 2026

    Nga Nardi Olli; “Ushtria qeveritare dhe protesta e të rinjve”

    June 6, 2026

    Ministri Gonxhe mbërrin me hidroplan në Pogradec: “Herën e parë që zbret për qejf, jo për hall”

    June 6, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Korani, ambasadori i shijes pogradecare – edicioni i dytë i festivalit përmbyllet me sukses
    Vendi

    Korani, ambasadori i shijes pogradecare – edicioni i dytë i festivalit përmbyllet me sukses

    August 23, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    U mbajt në Pogradec Festivali i Koranit i cili përkon me perudhën e pasurimit të liqenit me rasatin e peshkut koran. Edhe për këtë vit sipas Organizatës së Peshkimit, liqeni do të pasurohet me rreth 2 milionë rasatë të rinj, falë kësaj pune disa vjeçare kjo specie e rrallë endemike nuk rrezikon më zhdukjen. Hedhja e rasatit të ri në ujrat e liqenit nis në muajin gusht dhe përmbyllet në Tetor.

    Festivali ishte konceptuar edhe si një panair i gatimit të tavave të koranit nga shefat e kuzhinës pogradecare, sipas tyre këkresa e parë e turistëve dhe pushuesëve që vizitojnë qytetin është pikërisht tava e koranit, pavarësisht se ajo gatuhet në disa forma, më e pëlqyer mbetet tradicionalja.

    Your browser does not support the video tag.

    Edhe për vizitorët e huaj, korani mbetet zgjedhja e parë për tu konsumuar, ata shprehen të mahnitur nga recetat që kanë provuar gjatë qëndrimit të tyre në Pogradec.

    “Qyteti im i preferuar në Shqipëri është Pogradeci. Ky është udhëtimi ynë i dytë dhe do të qëndrojmë për tre ditë. Nuk e dinim për këtë festival, por është shumë i bukur! Më pëlqen peshku dhe kam provuar disa gatime në restorante të ndryshme. Kuzhinierët janë shumë të mirë punë e shkëlqyer!” turistja ruse

    “Korani natyrisht është një peshk shumë i lehtë, ndaj vlerësohet si nga turistët, sepse edhe kur përgatitet me receta të veçanta mbetet një peshk shumë i tretshëm, prandaj është shumë, shumë i mirë.” italiani

    Gatimet e paraqitura në panair kaluan nën lupën e master chief-it shqiptar Arian Cekaj, ai tha se më shumë se sa të rritet numri i recetave shefat e kuzhinës duhet ti kushtojnë më shumë kohë dhe kujdes recetave që zotërojnë për tavat e koranit. Ndërsa për herë të parë zbuloi një ëmbëlsirë me qumësht gomarice që gatuhet në Pogradec.

    Edicioni i dytë i Festivalit të Koranit u përmbyll me çmime vlerësuese për gatimet dhe një koncert muzikor që mblodhi mijra qytetarë dhe pushues në Odeonin e qytetit.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Gonxhe nga Pogradeci: Protesta për Zvërnecin kërkon analizë të thellë dhe dialog

    June 6, 2026

    Nga Nardi Olli; “Ushtria qeveritare dhe protesta e të rinjve”

    June 6, 2026

    Ministri Gonxhe mbërrin me hidroplan në Pogradec: “Herën e parë që zbret për qejf, jo për hall”

    June 6, 2026

    Shteti e kërkonte por shteti i jepte fonde vrasësit të policit në Maliq

    June 5, 2026
    TE FUNDIT

    Gonxhe nga Pogradeci: Protesta për Zvërnecin kërkon analizë të thellë dhe dialog

    June 6, 2026

    Nga Nardi Olli; “Ushtria qeveritare dhe protesta e të rinjve”

    June 6, 2026

    Ministri Gonxhe mbërrin me hidroplan në Pogradec: “Herën e parë që zbret për qejf, jo për hall”

    June 6, 2026

    Shteti e kërkonte por shteti i jepte fonde vrasësit të policit në Maliq

    June 5, 2026
    EKSKLUZIVE

    UEFA Youth League – Skënderbeu do luajë përballë Aston Vilës, kaloi lehtë andorrezët

    ADN-ja zbulon rrënjët e shqiptarëve: një popull që i mbijetoi mijëvjeçarëve pa u zhdukur

    Maliq/Policia kap “mat” gjuetarin i sekuestron armën dhe lepurin

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.