Bashkia Kolonjë ka shënuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave të veta në vitet e fundit. Në vitin 2019, të ardhurat e bashkisë ishin rreth 280 mijë euro, ndërsa këtë vit, ende pa u mbyllur viti financiar, ato kanë arritur në rreth 1 milion euro.
Rritja e të ardhurave shoqërohet edhe me zhvillimin e aktivitetit ekonomik në territor. Sot në Kolonjë ka më shumë bujtina, më shumë biznese dhe investitorë, ndërsa turizmi është kthyer në një prej sektorëve që po krijon më shumë aktivitet ekonomik.
Nga bashkia synohet që ky zhvillim të vijojë përmes fuqizimit të bizneseve, nxitjes së turizmit dhe kthimit të pronave e aseteve publike në iniciativa që gjenerojnë të ardhura dhe aktivitet ekonomik.
Në këtë drejtim, pritet që SHBB-të e reja dhe projekti “Green Kolonja” të shërbejnë si hapa të mëtejshëm për rritjen e kapaciteteve ekonomike dhe zhvillimin e zonës.
Nga rreth 280 mijë euro të ardhura të veta në vitin 2019, në rreth 1 milion euro sot, Kolonja synon të vijojë këtë trend përmes rritjes së investimeve, zhvillimit të turizmit dhe mbështetjes së sipërmarrjes lokale.


