Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Lazarati, ku mbetën bosët e drogës? Asnjë trafikant i fuqishëm, asnjë rrjet vendas apo ndërkombëtar i goditur

    October 31, 2026

    Tenderët e Bashkisë Korçë në vitin 2025, miliona lekë për shkollën, varrezat dhe drutë e zjarrit; disa procedura me flamur të kuq

    October 31, 2026

    KLSH nxjerr sekretet e Bashkise Prrenjas, përgjegjësia shkon te kryebashkiaku Nuri Belba, milionë lekë të ardhura të munguara

    October 31, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » KLSH nxjerr sekretet e Bashkise Prrenjas, përgjegjësia shkon te kryebashkiaku Nuri Belba, milionë lekë të ardhura të munguara
    Vendi

    KLSH nxjerr sekretet e Bashkise Prrenjas, përgjegjësia shkon te kryebashkiaku Nuri Belba, milionë lekë të ardhura të munguara

    October 31, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

     

    Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar një sërë problematikash serioze në administrimin financiar të Bashkisë Prrenjas, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si janë menaxhuar paratë publike nën drejtimin e kryebashkiakut Nuri Belba.

    Your browser does not support the video tag.

    Në raportin përfundimtar të auditimit financiar për vitin 2024, të publikuar nga KLSH, evidentohen të ardhura të munguara, detyrime tatimore të pambledhura, fonde të bllokuara prej vitesh dhe mangësi në menaxhimin e financave të institucionit. Në disa prej konstatimeve, përgjegjësia i atribuohet drejtpërdrejt kryetarit të bashkisë, Nuri Belba, në cilësinë e nëpunësit autorizues.

    Një nga konstatimet më serioze lidhet me tregtimin e karburanteve. Sipas KLSH-së, pesë subjekte që ushtronin aktivitet në këtë sektor nuk kishin shlyer detyrimet e plota për pajisjen me autorizimet përkatëse ose operonin pa autorizim. Si pasojë e mosveprimeve të administratës, bashkisë i kanë munguar 4.4 milionë lekë të ardhura.

    Për këtë problematikë, KLSH ngarkon me përgjegjësi kryetarin Nuri Belba, nënkryetarin dhe punonjës të strukturave të të ardhurave dhe taksave vendore.

    Një tjetër problem lidhet me borxhet tatimore. Në fund të vitit 2024, detyrimet progresive të papaguara ndaj bashkisë kishin arritur në 97.7 milionë lekë. Vetëm gjatë vitit 2024 u krijuan mbi 63.9 milionë lekë detyrime të reja, ndërsa arkëtimet dhe pakësimet nuk arritën të ndalonin rritjen e borxhit.

    Por raporti nxjerr në pah edhe një fakt që ngre pikëpyetje për vetë administratën e bashkisë. Plot 42 punonjës të institucionit rezultonin debitorë për taksën e tokës bujqësore, me një detyrim të përbashkët prej 499 mijë lekësh. KLSH e cilëson këtë një precedent të papranueshëm, pasi punonjësit e administratës që paguhen nga fondet publike nuk përmbushin vetë detyrimet ligjore ndaj bashkisë.

    Problematikat nuk përfundojnë këtu. Në llogaritë e bashkisë rezultonin 36.6 milionë lekë garanci kontratash për investime të përfunduara, të cilave u kishte kaluar afati. Megjithatë, administrata nuk kishte marrë masat për njoftimin e kompanive dhe zhbllokimin e këtyre fondeve.

    KLSH evidenton gjithashtu probleme në pasqyrat financiare, ku disa aktive dhe detyrime nuk ishin regjistruar ose pasqyruar në mënyrë të saktë. Për këto problematika, audituesit kanë dhënë një opinion të modifikuar me rezervë për pasqyrat financiare të Bashkisë Prrenjas.

    Veçanërisht shqetësues është edhe fakti se disa rekomandime të lëna nga auditimi i mëparshëm nuk ishin zbatuar. Mes tyre ishte edhe rekomandimi për zhbllokimin e garancive financiare prej 36.6 milionë lekësh. Pavarësisht se bashkia pretendonte se kishte marrë masa, verifikimi i KLSH-së konstatoi se nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim.

    Raporti ngre kështu pikëpyetje serioze mbi përgjegjshmërinë e drejtimit të Bashkisë Prrenjas. Si është e mundur që miliona lekë të ardhura të mos arkëtohen, detyrimet tatimore të rriten dhe garancitë e kontratave të mbeten të bllokuara, pa u marrë masat e nevojshme nga administrata?

    Kryebashkiaku Nuri Belba, i cili sipas raportit mban përgjegjësi në cilësinë e nëpunësit autorizues për disa nga problematikat e evidentuara, duhet të japë shpjegime publike për mënyrën e administrimit të financave dhe zbatimin e rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

    Paratë janë të qytetarëve të Prrenjasit dhe përgjegjësia për administrimin e tyre nuk mund të mbetet vetëm në faqet e një raporti auditimi.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Lazarati, ku mbetën bosët e drogës? Asnjë trafikant i fuqishëm, asnjë rrjet vendas apo ndërkombëtar i goditur

    October 31, 2026

    Tenderët e Bashkisë Korçë në vitin 2025, miliona lekë për shkollën, varrezat dhe drutë e zjarrit; disa procedura me flamur të kuq

    October 31, 2026

    Korça mirëpret artistë nga vende të ndryshme të botës, nis edicioni i 16-të i “Ditëve të Mios”

    October 30, 2026

    Rruga e Rrodokalit në Mokër drejt rikonstruksionit, banorët: Fëmijët tanë do të vijnë më shpesh të na takojnë

    October 30, 2026
    TE FUNDIT

    Lazarati, ku mbetën bosët e drogës? Asnjë trafikant i fuqishëm, asnjë rrjet vendas apo ndërkombëtar i goditur

    October 31, 2026

    Tenderët e Bashkisë Korçë në vitin 2025, miliona lekë për shkollën, varrezat dhe drutë e zjarrit; disa procedura me flamur të kuq

    October 31, 2026

    KLSH nxjerr sekretet e Bashkise Prrenjas, përgjegjësia shkon te kryebashkiaku Nuri Belba, milionë lekë të ardhura të munguara

    October 31, 2026

    Korça mirëpret artistë nga vende të ndryshme të botës, nis edicioni i 16-të i “Ditëve të Mios”

    October 30, 2026
    EKSKLUZIVE

    Lajm i fundit – Dy makina të djegura në Korçë, ja çfarë dihet

    Bezos 52 lek naftën – ti 178 lekë / shkruan Aleksandër Marku

    Korçë/ U martua dhe solli në jetë një fëmijë me 13-vjeçaren rome, kërkohet rikualifikim akuze për Dritson Kurtin. E mitura: Lirojeni, nuk ka kush na ushqejë!

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.