Java e 9-të e Kategorisë së Parë ka sjellë humbjen e parë në këtë edicion të Skënderbeut kryesues. Skuadra korçare është mundur me shifrat 3-2 përballë Kastriotit.
Kjo pasi Laçi i vendit të dytë nuk ka përfituar, duke u ndalur në barazimin pa gola përballë Luftëtarit, ndërsa një gjë të tillë e ka bërë Pogradeci me suksesin 2-1 ndaj Korabit.
Pa gola u mbyll edhe dueli mes Burrelit e Lushnjës, ndërsa më në fund Besa ka shijuar fitoren, teksa ka mundur me rezultatin 3-1 Kukësin.
REZULTATET
Besa 3-1 Kukësi
14′, 45+2′ Abdullai, 16′ Danaj – 74′ (p) Ballhysa
Kastrioti 3-2 Skënderbeu
33′, 51′ (p) Hoxha, 37′ Kapllani – 27′ Abubakar, 66′ (ag) Kacbufi
Burreli 0-0 Lushnja


