Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Dorina Bejko nga prokurore në Pogradec te një nga figurat kyçe të SPAK në luftën kundër korrupsionit

    February 10, 2026

    Qarku Korçë | Arrestime, procedime penale dhe ngjarje të ndryshme gjatë 24 orëve të fundit

    February 10, 2026

    Hetuesit e BE-së në Korçë, OLAF zbarkon për skandalin e “Frontex”

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Italianët mbështesin fermerët e Pogradecit për ruajtjen e varieteteve autoktone dhe rritjen e prodhimit
    Vendi

    Italianët mbështesin fermerët e Pogradecit për ruajtjen e varieteteve autoktone dhe rritjen e prodhimit

    November 30, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Në Pogradec u prezantua një nismë me rëndësi të veçantë për bujqësinë lokale, e cila synon të ruajë dhe zhvillojë varietetin e rrallë të rrushit “Serina e Bardhë”, një pasuri tradicionale e zonës që rrezikonte të zhdukej. Fermerët e Grabovicës janë bashkuar tashmë në një kooperativë, duke krijuar mundësi të reja për zhvillim ekonomik, investime të përbashkëta dhe rritje të produktivitetit.

    Ersol Caco, prodhues vere, e cilësoi këtë bashkim si një hap jetik për të ardhmen e vreshtarisë në Pogradec

    Tona

    “Qëllimi kryesor është identifikimi i produkteve tipike lokale. Në vreshtarinë e zonës ka varietete shqiptare me rrisk të humbjes, si Serina e Bardhë, Gems dhe Muskat Kanellë. Ne si fermerë jemi bashkuar ligjërisht për të investuar në vreshta të rinj dhe për të pasur një mënyrë tjetër taksimi. Aktualisht jemi 7 fermerë dhe synojmë të përfshijmë të gjithë ata që merren me vreshtari.”

    Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Grabovicë, u dorëzuan edhe makineri moderne bujqësore për inkubatorin e Pogradecit, duke përmirësuar kushtet e punës dhe duke krijuar mbështetje konkrete për fermerët e zonës.

    Kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, vlerësoi modelin e bashkëpunimit mes fermerëve.

    “Më në fund u kuptua se duke qenë bashkë përfitimet janë më të mëdha. Bashkimi sjell lehtësira, qoftë për taksat, qoftë për aksesin në skema mbështetëse. Kjo është dallëndyshja e parë që do të sjellë edhe kooperativa të tjera në fshatrat e Pogradecit. Edhe farërat, edhe pesticidet merren më lirë dhe më cilësore kur punoni të bashkuar.”

    Nga ana tjetër, përfaqësuesi italian Paolo Viviani theksoi potencialin e madh që kanë produktet tradicionale shqiptare për të depërtuar në tregjet europiane.

    “Produkti tradicional luan një rol të rëndësishëm në promovimin e aktiviteteve të fermerëve shqiptarë. Ne kemi identifikuar produktet që lidhen ngushtësisht me zonat e tyre dhe ato kanë vend të sigurt në tregun kombëtar. Kur arrijnë vlerë të veçantë ose sasi të mjaftueshme, hapet mundësia e tregut ndërkombëtar. Me ecjen që po bën Shqipëria drejt BE, tregu europian është një mundësi e shkëlqyer për këto produkte.”

    Kjo nismë pritet të sjellë standarde të reja pune, teknologji moderne, trajnime dhe mbështetje profesionale për fermerët e Pogradecit, duke ruajtur identitetin rural dhe duke forcuar vlerën e produkteve vendase në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar.

    Kazerma e Cerenit
    Ballkan Desina
    Zeqillari
    eSIM SIGNAL
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Dorina Bejko nga prokurore në Pogradec te një nga figurat kyçe të SPAK në luftën kundër korrupsionit

    February 10, 2026

    Qarku Korçë | Arrestime, procedime penale dhe ngjarje të ndryshme gjatë 24 orëve të fundit

    February 10, 2026

    Hetuesit e BE-së në Korçë, OLAF zbarkon për skandalin e “Frontex”

    February 9, 2026

    Korçë | Procedime penale për falsifikim dokumentesh, drogë, armë të ftohta dhe konflikt fizik

    February 9, 2026
    TE FUNDIT

    Dorina Bejko nga prokurore në Pogradec te një nga figurat kyçe të SPAK në luftën kundër korrupsionit

    February 10, 2026

    Qarku Korçë | Arrestime, procedime penale dhe ngjarje të ndryshme gjatë 24 orëve të fundit

    February 10, 2026

    Hetuesit e BE-së në Korçë, OLAF zbarkon për skandalin e “Frontex”

    February 9, 2026

    Korçë | Procedime penale për falsifikim dokumentesh, drogë, armë të ftohta dhe konflikt fizik

    February 9, 2026
    EKSKLUZIVE

    Ilir Xhakolli: 4 propozime se të mbështeten realisht fermerët

    Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën

    Sanie Selman, nëna e Ilir Selman: Djali im nuk është vrasës

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.