Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    KLSH fundos Bashkinë Selenicë, qindra milionë lek dëm – Pazaret e Nertil Bellaj

    November 4, 2026

    KLSH fundos Bashkinë Vlorë me gjetjet e auditimit: 1.2 miliardë lekë efekte negative, 829 milionë borxhe të paarkëtuara dhe 402 milionë lekë gjoba të papaguara

    November 4, 2026

    Mbi 1 miliard lekë borxhe, tendera me shkelje dhe 10 mijë prona pa certifikatë – Gledian Llatja “përpin” Elbasanin

    November 4, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » I riu godet policët në Devoll, arrestohet – emri
    Vendi

    I riu godet policët në Devoll, arrestohet – emri

    June 8, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll arrestua shtetasin Flori Merolli 23 vjeç, banues në Tresenik, për veprat penale “Kundërshtimi ndaj punonjësit të rendit publik e kryer me dhunë”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik”, dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, pasi gjatë një aktiviteti futbollistik, të zhvilluar në stadiumin e Bilishtit, ky shtetas ka sharë dhe ofenduar dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë gjatë shoqërimit të tij, për në Komisariat.

    Your browser does not support the video tag.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
    F. Sh., 69 vjeç, banues në Korçë, pasi pas një konflikti pronësie dyshohet se ka kanosur me fjalë dhe i ka drejtuar një armë gjahu që e kishte me leje një 46- vjeçari. Arma e gjahut u bllokua në cilësinë e provës materiale;

    Dh. J., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 40-vjeçar, për motive të dobëta.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. I., 40 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së tij.

    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit L. D., 58 vjeç, dhe M. M., 31 vjeç, pasi në aksin rrugor “Korçë- Pogradec”, automjetet që drejtonin janë përplasur. Si pasojë e përplasjes kanë ngelur të dëmtuar lehtë 2 pasagjerë që ndodheshin në mjetin që drejtohej nga 31-vjeçari.

    Në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur shtetasja F. M., 59 vjeçe, e cila ka kallëzuar se më datën 06.06.2025 është larguar nga banesa bashkëshorti i saj shtetasi N. M. 77 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.

    Më datën 07.06.2025, rreth orës 12:00, në fshatin Strelcë, Maliq, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. F. 66 vjeç. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Arrestime Devoll Policia
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    KLSH fundos Bashkinë Selenicë, qindra milionë lek dëm – Pazaret e Nertil Bellaj

    November 4, 2026

    KLSH fundos Bashkinë Vlorë me gjetjet e auditimit: 1.2 miliardë lekë efekte negative, 829 milionë borxhe të paarkëtuara dhe 402 milionë lekë gjoba të papaguara

    November 4, 2026

    Mbi 1 miliard lekë borxhe, tendera me shkelje dhe 10 mijë prona pa certifikatë – Gledian Llatja “përpin” Elbasanin

    November 4, 2026

    Abdul El-Sayed fiton në Michigan, bëhet senatori i parë mysliman në historinë e SHBA-së

    November 4, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    E trishtë – Gruaja po punonte nga tokat, u godit për vdekje nga makina

    Procedime penale në Korçë dhe Kolonjë

    Myslimanë e të krishterë falen bashkë, historia e bashkëjetesës fetare në Korçë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.