Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Katedralja e Shën Gjergjit – Tempulli i identitetit korçar, i ngritur me sakrifica dhe i shembur nga diktatura

    September 19, 2025

    Korça, qyteti i kitarës, mandolinës, djemve që këndonin poshtë ballkonit, ka çelur per herë të dytë festivalin e serenatës

    September 19, 2025

    Fidel Korçari, nje yll i ri që po shndrit ne akademine e Skënderbeut

    September 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Historia e pazakontë e Korçës në Luftën e Parë Botërore përmes kartëmonedhave
    Vendi

    Historia e pazakontë e Korçës në Luftën e Parë Botërore përmes kartëmonedhave

    August 10, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Korça u pushtua nga ushtria greke. Por një aksident historik bëri që qyteti të kalojë për katër vjet nën pushtimin francez. Gjatë kësaj kohe, kartëmonedhat e para “shqiptare” u gdhendën nga një ushtar francez duke i dhënë parasë kombëtare emrin Frang, i cili mbijetoi deri në vitin 1946.

    Ekspozita “Emetimet e Krahinës Autonome të Korçës 1917-1918”.
    Ekspozita “Emetimet e Krahinës Autonome të Korçës 1917-1918”.

    Një shtet konsiderohet si i tillë kur ka një gjuhë, një flamur dhe një kartëmonedhë të vetën, thotë Niko Kotherja, një koleksionist i njohur në Korçë, ndërsa shpjegon për BIRN një ekspozitë të hapur pak ditë më parë në qytetin e Korçës me rastin e 100 vjetorit të pushtimit francez të qytetit dhe lindjes së kartëmonedhës së parë shqiptare.

    Ballkan Desina

    Ekspozita “Emetimet e Krahinës Autonome të Korçës 1917-1918” u hap më 10 dhjetor me kontributin e fondit të numizmatikës të Bankës së Shqipërisë dhe ekspozoi në mjediset e Muzeut Kombëtar të Arsimit në këtë qytet, kartëmonedhat e krijuara nga një shtypshkronjë vendëse, të cilat shërbyen njëkohësisht për të mbajtur në këmbë një administratë për zonën dhe gjithashtu për t’i shërbyer qytetarëve me paranë e përdorimit të përditshëm.

    Kartëmonedhat e emetuara nga Krahina Autonome e Korçës janë pasqyrë e kaosit të krijuar nga Lufta e Parë Botërore dhe njëkohësisht, e përpjekjeve të intelektualëve të Shqipërisë së asaj kohe për të ndërtuar një shtet funksional me administratë, thesar e shtypshkronjë, shkurt, një shtet të aftë për të qëndruar me këmbët e veta.

    Në vitin 1916, ushtria franceze zëvendësoi ushtrinë bullgare në Korçë, si pjesë e luftimeve mes forcave të boshtit dhe atyre të ententës në Frontin e Selanikut. Shqipëria qe pushtuar në këtë kohë nga të dy krahët e përplasjes së madhe Europiane dhe efektivisht qe një front mes ushtrive të Ententës dhe atyre të boshtit, por në përgjithësi, luftimet në territorin shqiptar qenë të pakta. Pasi morën kontrollin e Korçës, francezët dukshëm dëshironin që në këtë zonë të kishte vetëm qetësi. Si një zgjidhje ekonomike, duket se u vendos që një këshill vendës prej 14 qytetarësh, mes të cilëve, Themistokli Gërmenji e Sali Butka të ngarkohej me qeverisjen e zonës së pushtimit, e cila përfshinte qytetin e Korçës dhe rrethinat Bilisht, Kolonjë, Gorë e Opar. Shqiptarët duket se e shfrytëzuan mirë rastin. Ata arritën të marrin një protokoll bashkëpunimi nga ushtarakët francezë, përmes të cilit garantuan përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, përdorimin e flamurit kombëtar dhe emetimin e një kartëmonedhe. Organizmi i ri mori emrin “Krahina Autonome e Korçës”, por kartëmonedha e saj qe dukshëm kombëtare dhe republikane.

    “Davieri qe një ushtar francez (i cili) gdhendi në dru shqiponjën e cila ishte zgjedhur si elementi që do të vendosej në kartëmonedhë dhe për këtë meritë atij iu dhurua një orë e larë me ar, një nga vlerësimet me të larta të kohës”, shpjegon Kotherja, duke rrëfyer fillesat e një historie tjetër, e cila e bashkëngjiti Shqipërinë më vonë në sistemin monetar të njohur si “Unioni Monetar Latin”, në të cilin qëndroi deri në vitin 1939.

    Kllapat e kartëmonedhës të gdhendura nga ushtari i ri francez u dërguan në shtypshkronjën e Arqimidh Vangjelit, e cila qe hapur në vitin 1903 dhe që më 1917, u vendos në shërbim të Krahinës Autonome të Korçës.

    “Numri i serisë së tyre u vendos me një makineri të veçantë e cila për kohën mund të quhej një makineri inteligjente sepse sa herë kartëmonedha futej atje ajo stamponte numrin e radhës,” shpjegon Kotherja.

    Kartëmonedha 1 frang emetim i vitit 1917
    Kartëmonedha 1 frang emetim i vitit 1917

    Sipas katalogut të Bankës së Shqipërisë, vendimi i parë për të shtypur kartëmonedhë i përket Këshillit të Republikës Autonome të Korçës dhe daton në janar 1917. Dy muaj më vonë, më 17 mars, shtypshkronja e Arqimidh Evangjelit nxorri nga botimi 15 mijë copë të kartëmonedhës 1 frang. Ajo u emetua në emër të “Shqipërië Vetqeveritare” dhe kishte shqiponjën dykrenore si simbol të shtetit shqiptar.

    Emetimi i një kartëmonedhe me emrin frang dhe me kurs të barabartë këmbimi me frangën franceze teorikisht duhej të mbështetej në një rezervë ari, e cila thjeshtë nuk ekzistonte. Por administrata e Korçës e gjeti zgjidhjen duke garantuar shkëmbimin e kartëmonedhave të emetuara me të ardhurat nga taksat e pullave fiskale dhe të tregjeve. Në vitin 1918, qyteti pati një buxhet prej 1.75 milionë frangash ari. Kjo qe një shumë e konsiderueshme nëse marrim parasysh se dita e punës në atë kohë qe zakonisht dy apo tre franga.

    Marrëdhëniet me francezët gjithsesi qenë shumë të komplikuara. Dy vjet më vonë, kur Lufta e Parë Botërore po i afrohej fundit dhe fuqitë e aksit qenë në tërheqje, francezët e anuluan protokollin e dhjetorit 1916 dhe kjo u pasqyrua në kartëmonedhat e fundit të emetuara nga Korça. Kësaj here, nuk pati më referenca për Shqipërinë Vetqeveritare apo për Republikën. Katër emetimet e fundit dolën thjeshtë si produkt i qytetit dhe mbanin mbishkrimin “Korça”.

    Shteti shqiptar i lindur nga Kongresi i Lushnjës duket se mësoi shumë eksperienca e Korçës ndërsa funksionimi i administratës autonome lehtësoi përpjekjet e shtetit shqiptar për të ruajtur tërësinë territoriale vitit 1913. Frangu letër me kurs këmbimi fiks me monedhat e arit të standardit të Unionit Latin, u bënë formalisht monedha zyrtare e vendit ndërsa në mungesë të bankës kombëtare, bashkitë e tjera u lejuan të kryejnë emetimet e kartëmonedhave të tyre.

    Koleksionisti Kristaq Jorgji
    Koleksionisti Kristaq Jorgji

    Për 85 vjeçarin Kristaq Jorgji, një prej filatelistëve më të njohur të Korçës, kartëmonedhat e asaj kohe, bashkë me korpusin e pullave të emetuara, përbëjnë një pasuri të rrallë shpirtërore dhe dokumentare për këtë periudhë historike trazirash të mëdha.

    “U ndjeva i lumtur kur arrita të bëj pjesë të koleksionit tim këto kartmonedha. Kam paguar për to aq sa mund të arredohet një shtëpi por nuk u mendova gjatë. Janë origjinale dhe përveç elementeve identifikues këto kartëmonedha mund t’i dallosh edhe thjesht nga zhurma e letrës së tyre. Është një tingull i veçantë që nuk e kanë kartëmonedhat e tjera. Më e rrallë është seria C dhe unë e quaj një nga gjërat më të rëndësishme të koleksionit tim,” thotë Jorgji.

    Sipas Kotheres, në një rast, autoritetet ushtarake franceze kërkuan një sasi parash borxh nga autoritetet e krahinës autonome.

    Përgjegjësi i Financave të Krahinës Autonome të Korçës, Nikollaq Zoi, ndoshta personi më i rëndësishëm i asaj administrate për shkak se qe përgjegjësi për emetimin e kartëmonedhave, e pranoi t’ia japë kredinë autoriteteve franceze.

     

    Helzag Instagram
    REJ
    eSIM SIGNAL
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    2T

    Related Posts

    Katedralja e Shën Gjergjit – Tempulli i identitetit korçar, i ngritur me sakrifica dhe i shembur nga diktatura

    September 19, 2025

    Korça, qyteti i kitarës, mandolinës, djemve që këndonin poshtë ballkonit, ka çelur per herë të dytë festivalin e serenatës

    September 19, 2025

    Operacionet e Policisë Korçë: Arrestime për vjedhje, drogë, dhunë dhe mosbindje ndaj Policisë

    September 19, 2025

    Triumfi dramatik në derbin ndaj Pogradecit, trajneri Gjoka: Po na ben te vuajme fakti që…

    September 19, 2025
    TE FUNDIT

    Katedralja e Shën Gjergjit – Tempulli i identitetit korçar, i ngritur me sakrifica dhe i shembur nga diktatura

    September 19, 2025

    Korça, qyteti i kitarës, mandolinës, djemve që këndonin poshtë ballkonit, ka çelur per herë të dytë festivalin e serenatës

    September 19, 2025

    Fidel Korçari, nje yll i ri që po shndrit ne akademine e Skënderbeut

    September 19, 2025

    Operacionet e Policisë Korçë: Arrestime për vjedhje, drogë, dhunë dhe mosbindje ndaj Policisë

    September 19, 2025
    EKSKLUZIVE

    Aksident me dy të plagosur në Maliq – ja detajet

    Arrestohen 3 të huaj në Qafë Thanë, dokumente të falsifikuara për kalim

    Deklarata e policisë së Korçës; “Arrestuam 21 vjeçari” – ja përse

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2025 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.