Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe procedime penale në Korçë

    February 11, 2026

    “Absurdi i aktakuzës për katër përfaqësuesit e UÇK”

    February 11, 2026

    Prezantimi i gjetjeve të monitorimit për bashkinë Korçë

    February 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Historia e “Bitëllsave” të Pogradecit, vëllezërit Darova që bënë muzikë edhe në internim
    Kulture

    Historia e “Bitëllsave” të Pogradecit, vëllezërit Darova që bënë muzikë edhe në internim

    July 20, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Ata janë njohur si Bitëllsat e Pogradecit, një bandë muzikore që në përbërje si anëtarë kishte një familje të tërë, familjen Darova e që një prej fansave të tyre më të famshëm kishin poetin e njohur pogradecar, Lasgush Poradeci. Në vitin 1927, banda e krijuar nga Nevruz Darova dhe të bijtë mori emrin Skautët.

    Muhameti, më i madhi prej tyre e zbuloi talentin muzikor falë një harmonike që i dhuroi një murgeshë italiane në atë kohë, ndërsa pianon e mësoi nga muzikanti i njohur Rexhep Zëmblaku. Vëllezërit e tjerë ishin mjeshtra të instrumenteve të tjera, e kështu nisën së bashku të luanin në hotelet më të famshme në vend. Gjithçka shkoi mirë deri në ardhjen e sistemit komunist, ku vëllai i tyre Ylberi u arrestua për veprimtari politike e familja u detyrua të jetonte në zonat e varfra të Pogradecit, por pa e lënë kurrë pasionin për muzikën.

    Tona

    Ndikimi i kulturave të huaja në muzikën që ata bënin i rrezikonin seriozisht, por pavarësisht kësaj, Agim Darova solli për herë të parë në Shqipëri një kitare elektrike.

    Grupi Skaut do të ndahej përfundimisht kur në një nga koncertet e tyre mori pjesë kryeministri i asaj kohe Mehmet Shehu. Në të njëjtin koncert ishte edhe një ministër rumun, në nder të të cilit, vëllezërit Darova luajtën një këngë rumune. Kjo duket se e mërziti partinë. Kur Shehu mësoi se familjen Darova ishte një familje e përndjekur politikisht, vendosi të shpërndante grupin. Vëllezërit u internuan të gjithë në qytete të ndryshme, në mënyrë që të mos luanin më bashkë.

    Por edhe të ndarë, vëllezërit vazhduan të luanin dhe të bënin muzikë, duke krijuar në mënyrë anonime këngë të reja që as komunistët nuk mund t’i rezistonin. Sot, edhe pse të gjithë anëtarët e bandës kanë ndërruar jetë, muzika e tyre kujtohet ende nga ata që patën fatin t’i dëgjonin.

    Kazerma e Cerenit
    Ballkan Desina
    Zeqillari
    eSIM SIGNAL
    Bitëllsave të Pogradecit histori
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Presioni i turmës që na formon

    February 6, 2026

    Mes bisturisë dhe dramës: historia e pogradecarit Misto Marko

    January 5, 2026

    Nazif Tale – jeta dhe kontributi në teatrin shqiptar

    January 4, 2026

    Monument kulture drejt shembjes në Korçë, institucionet: “Nuk ka fonde”

    December 27, 2025
    TE FUNDIT

    Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe procedime penale në Korçë

    February 11, 2026

    “Absurdi i aktakuzës për katër përfaqësuesit e UÇK”

    February 11, 2026

    Prezantimi i gjetjeve të monitorimit për bashkinë Korçë

    February 11, 2026

    Skënderbeu forcohet para Apolonisë, mes fushori që ka shënuar 2 gola zbarkon në stërvitje me korçarët

    February 11, 2026
    EKSKLUZIVE

    Vallja e Rrajcës, banorët e kërkojnë si trashëgimi tek UNESCO

    HISTORIA E FSHATIT PODGORIE ,ME TRIMA QË KONTRIBUAN PËR MBROJTJEN E KRAHINËS…

    Aksidente, konflikte dhe shkelje ligjore – rastet e fundit në Korçë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.