Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka regjistruar kryesisht një procedim penal për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pas publikimeve në media lidhur me problematika në menaxhimin e shërbimit të ushqimit për pacientët në Spitali Rajonal Korçë.
Procedimi penal është regjistruar pas publikimit të një materiali investigativ më 11 mars 2026 në emisionin Piranjat, ku u referuan gjetje nga raporti i auditimit i Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas raportit, janë evidentuar problematika në menaxhimin dhe organizimin e shërbimit të ushqimit për pacientët.
Në kuadër të këtij procedimi, Prokuroria ka urdhëruar oficerët e policisë gjyqësore të kryejnë një sërë veprimesh hetimore për verifikimin e plotë të rrethanave të paraqitura në materialin e publikuar. Hetimet do të përfshijnë administrimin e dokumentacionit përkatës dhe identifikimin e çdo personi që mund të ketë përgjegjësi ligjore në lidhje me këtë çështje.
Hetimi zhvillohet në funksion të rolit që kanë institucionet publike për garantimin e standardeve të shërbimit dhe mbrojtjen e shëndetit të pacientëve dhe qytetarëve të Qarkut Korçë.
Prokuroria thekson se mbetet e angazhuar për zhvillimin e një hetimi të plotë, të paanshëm dhe në përputhje me ligjin.


