Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Devoll/ Dy të rinj në pranga për drogë, iu gjet cannabis në makinë dhe fara narkotike në banesë

    September 1, 2026

    Gruri mbetet stok në Maliq, fermerët: “S’ka treg, s’ka çmim, po falimentojmë”

    September 1, 2026

    Ndryshime në Policinë e Shtetit, lëvizje në drejtimin e Kufirit dhe Migracionit në Korçë

    September 1, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Gruri mbetet stok në Maliq, fermerët: “S’ka treg, s’ka çmim, po falimentojmë”
    Vendi

    Gruri mbetet stok në Maliq, fermerët: “S’ka treg, s’ka çmim, po falimentojmë”

    September 1, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Gruri i fermerëve në Maliq ka mbetur pa u shitur, ndërsa mungesa e tregut dhe çmimi i ulët po rëndojnë gjithnjë e më shumë mbi prodhuesit.

    Në fshatin Rrëmbec, një prej zonave të njohura për prodhimin e grurit, fermeri Fuat Orhan mban në magazinat e tij mbi 2 mijë kuintalë grurë të pashitur. Prej më shumë se 25 vitesh ai merret me kultivimin e grurit, por këtë vit thotë se nuk ka shitur asnjë kilogram.

    Your browser does not support the video tag.

    Sipas tij, prodhimi po blihet me një çmim që nuk mbulon kostot, ndërsa kërkesa është thuajse inekzistente.

    “U përkeqësua situata. Këtu janë mbi 2 mijë kuintalë. Me 28 dhe nuk ka kërkesë. Mendo qiratë e tokave, punimet bujqësore, naftën, nitratet me çmime marramendëse. Nuk ndien kënaqësi për punën që bën. Nafta me 220 lekë. A punohet me toka? E ndez dot zetorin?”, shprehet fermeri.

    Të njëjtën problematikë ngre edhe Jani Busha, fermer nga fshati Orman. Ai thotë se gruri po grumbullohet, por çmimi i shitjes nuk arrin të mbulojë shpenzimet e prodhimit.

    “25-26, e grumbullojmë. Nuk i nxjerr shpenzimet. Nuk arrihen dot shpenzimet e grurit që i hedhim në tokë. Ku ta çosh? S’ka ardhur asnjë të pyesë. Nuk dimë ç’do bëhet. Sytë nga dielli po i mbajmë. Vit për vit ky është. Fermeri po falimenton”, thotë ai.

    Fermerët përballen nga njëra anë me magazina të mbushura me prodhim dhe, nga ana tjetër, me rritjen e kostove të inputeve bujqësore, karburantit dhe punimeve.

    Ata kërkojnë ndërhyrje për garantimin e tregut dhe një çmim që të paktën të mbulojë kostot e prodhimit, duke paralajmëruar se në këto kushte bujqësia po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u përballuar.

    Gruri mbetet stok në magazina, ndërsa fermerët e Maliqit presin një zgjidhje për të mos humbur të gjithë punën dhe investimin e një viti.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Devoll/ Dy të rinj në pranga për drogë, iu gjet cannabis në makinë dhe fara narkotike në banesë

    September 1, 2026

    Ndryshime në Policinë e Shtetit, lëvizje në drejtimin e Kufirit dhe Migracionit në Korçë

    September 1, 2026

    Nga regjistrimet te Inteligjenca Artificiale, mesazhi i Peleshit për UNIKO-n

    August 31, 2026

    Pse dështoi Tregu i shitjes me pakicë të Fruta-Perime “Markata e Shijes” në Korçë ?

    August 31, 2026
    TE FUNDIT

    Devoll/ Dy të rinj në pranga për drogë, iu gjet cannabis në makinë dhe fara narkotike në banesë

    September 1, 2026

    Gruri mbetet stok në Maliq, fermerët: “S’ka treg, s’ka çmim, po falimentojmë”

    September 1, 2026

    Ndryshime në Policinë e Shtetit, lëvizje në drejtimin e Kufirit dhe Migracionit në Korçë

    September 1, 2026

    Nga regjistrimet te Inteligjenca Artificiale, mesazhi i Peleshit për UNIKO-n

    August 31, 2026
    EKSKLUZIVE

    Emri – Arrestohet 25 vjeçari nga Korça, përndiqte një fierake dhe të mitur

    Koncert a cappella në Korçë, Trimor Dhomi magjeps artdashësit për të katërtin vit radhazi

    Prezantimi i gjetjeve të monitorimit për bashkinë Korçë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.