Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Maliqi nuk është hartë për t’u vizatuar nga lart’/ Alolli: Para se të ndryshoni hartën, përgjigjuni qytetarëve

    September 25, 2026

    Konflikt në Korçë, dy persona shoqërohen në komisariat

    September 25, 2026

    Mjekët bullgarë rikthehen në Pustec, Vrabevski: Disa banorë do të kurohen në Bullgari

    September 25, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Fermerët e Korçës kërkojnë skemë sigurimi për prodhimet: Dëmet nga moti po rrezikojnë bujqësinë
    Vendi

    Fermerët e Korçës kërkojnë skemë sigurimi për prodhimet: Dëmet nga moti po rrezikojnë bujqësinë

    June 25, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Fermerët e juglindjes së vendit po kërkojnë ndërhyrje konkrete nga qeveria për sigurimin e prodhimeve bujqësore, të cilat vitet e fundit janë dëmtuar rëndë nga fenomenet natyrore si breshëri, ngricat dhe përmbytjet.

    Në Devoll, prodhimi i mollës është goditur vazhdimisht nga breshëri, ndërsa në zonën e Dvoranit temperaturat e ulëta kanë shkaktuar dëme të mëdha në prodhimin e qershisë. Po ashtu, përmbytjet në fushën e Maliqit kanë lënë nën ujë qindra hektarë tokë bujqësore.

    Your browser does not support the video tag.

    Sipas fermerëve, mungesa e një skeme funksionale sigurimi mbetet një nga problemet më të mëdha të sektorit, pasi kompanitë private të sigurimit hezitojnë të mbulojnë zonat me risk të lartë.

    Fermeri Ferdinand Ali thotë se kompanitë aktualisht mbulojnë kryesisht dëmet nga breshëri, ndërsa fatkeqësitë e tjera natyrore po shkaktojnë humbje të konsiderueshme për fermerët. Ai kërkon që shteti të marrë një pjesë të riskut përmes skemave mbështetëse ose subvencionimit të primeve të sigurimit.

    Në të njëjtën linjë është edhe drejtori i Drejtorisë së Ekstensionit Bujqësor në Korçë, Vullnet Gjolla, i cili sugjeron krijimin e një fondi kombëtar ku të kontribuojnë shteti dhe fermerët. Sipas tij, një model i tillë do të ndihmonte në përballimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe do të garantonte më shumë siguri për sektorin bujqësor.

    Fermerët kërkojnë që sigurimi bujqësor të mos mbetet vetëm në nivel premtimesh, por të shndërrohet në një mekanizëm real mbështetës. Në kushtet e ndryshimeve klimatike dhe shtimit të fenomeneve ekstreme të motit, ata e konsiderojnë sigurimin e prodhimit si një domosdoshmëri për mbijetesën dhe zhvillimin e bujqësisë në juglindje të Shqipërisë.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Maliqi nuk është hartë për t’u vizatuar nga lart’/ Alolli: Para se të ndryshoni hartën, përgjigjuni qytetarëve

    September 25, 2026

    Konflikt në Korçë, dy persona shoqërohen në komisariat

    September 25, 2026

    Mjekët bullgarë rikthehen në Pustec, Vrabevski: Disa banorë do të kurohen në Bullgari

    September 25, 2026

    Kolonja rrit të ardhurat e veta, nga 280 mijë euro në 1 milion euro

    September 25, 2026
    TE FUNDIT

    Maliqi nuk është hartë për t’u vizatuar nga lart’/ Alolli: Para se të ndryshoni hartën, përgjigjuni qytetarëve

    September 25, 2026

    Konflikt në Korçë, dy persona shoqërohen në komisariat

    September 25, 2026

    Mjekët bullgarë rikthehen në Pustec, Vrabevski: Disa banorë do të kurohen në Bullgari

    September 25, 2026

    Kolonja rrit të ardhurat e veta, nga 280 mijë euro në 1 milion euro

    September 25, 2026
    EKSKLUZIVE

    Rritet numri i vetëvrasjeve në Juglindje – Alarm nga specialistët e shëndetit mendor në Korçë

    Arrestohet 40 vjeçari në Bregas – theu masën e sigurisë

    61-vjeçarja nga Korça kërkon ndihmën e Policisë, humb kontaktet me nipin në Zvicër

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.