Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Ben Blushi shpallet “Autori i Vitit” në Panairin e Librit në Prishtinë

    June 21, 2026

    Korça me një muze të ri etnografik, kostumet tradicionale të juglindjes ekspozohen në Pazarin e Vjetër

    June 21, 2026

    Spektakël sportiv në Pogradec, zhvillohet Triathloni i parë ndërkombëtar

    June 21, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Emrat – Abuzuan me fondet publike, Arrest shtëpie për dy punonjëset e postës Devoll
    Vendi

    Emrat – Abuzuan me fondet publike, Arrest shtëpie për dy punonjëset e postës Devoll

    January 27, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Abuzuan me fondet publike, Prokuroria e Korçës, heton dy punonjëset e degës postare për veprën penale ‘Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën’

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë informon opinionin publik se, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar pas kallëzimit të bërë nga drejtuesit e Degës së Postare Korçë, janë kryer veprime të shumta hetimore lidhur me një rast të dyshuar abuzimi me fondet publike në Degën Postare Bilisht.
    Hetimet nisën pas një kontrolli të brendshëm administrativ, ku u konstatuan mospërputhje të theksuara financiare mes gjendjes faktike të arkës, dokumentacionit financiar justifikues dhe të dhënave të pasqyruara në sistemin elektronik financiar. Nga verifikimet paraprake, rezultoi se gjatë periudhës tetor 2025 – janar 2026 dyshohet se janë kryer veprime të kundërligjshme në administrimin e fondeve cash, përmes manipulimit të mandateve të pagesave, ndërhyrjeve në të dhënat e sistemit financiar, si dhe administrimit të parregullt të dokumentacionit kontabël.
    Materiali hetimor i administruar deri në këto momente ka evidentuar raste të pasqyrimit të rremë të të dhënave financiare, firmosje mandatesh jashtë ambienteve të zyrës postare, firmosje mandatesh pa shuma konkrete, mospërputhje mes shumave të dorëzuara realisht dhe atyre të pasqyruara në dokumentacion, si dhe mosmbajtje të rregullt të librit të arkës, përfshirë edhe grisje të faqeve të tij. Si pasojë e këtyre veprimeve dyshohet se është shkaktuar një dëm ekonomik në vlerë të konsiderueshme, i cili aktualisht po i nënshtrohet ekspertimit financiar.
    Në kuadër të këtij procedimi penal, pas kryerjes së veprimeve hetimore, ndaj shtetaseve Paola Shuli përgjegjëse në Zyrën Postare Vishocicë dhe Eda Celiku arkëtare në Degën Postare Bilisht është caktuar fillimisht masa e sigurimit personal në mungesë. Pas ekzekutimit të kësaj mase dhe zhvillimit të seancës për marrjen në pyetje të tyre, Gjykata vendosi vazhdimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” ndaj të dyja shtetaseve.
    Shtetaset P.Sh. dhe E.Ç. dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 135 dhe 25 të Kodit Penal. Gjatë hetimeve janë kryer sekuestrime të dokumentacionit financiar dhe pajisjeve elektronike, kontrolle banesash, këqyrje të sistemeve informatike, si dhe janë marrë deklarime nga persona të përfshirë dhe persona që kanë dijeni për rastin, ndërkohë që po vijon edhe analiza e komunikimeve elektronike të administruara.
    Prokuroria, po vijon hetimet për sqarimin e plotë të mekanizmit të dyshuar të përvetësimit të fondeve, për përcaktimin e rolit dhe përgjegjësisë së secilit person të përfshirë, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të dëmit të shkaktuar.
    Prokuroria thekson se të gjithë personat e proceduar gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në dhënien e një vendimi përfundimtar nga gjykata, ndërsa informimi i opinionit publik do të vijojë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

    Your browser does not support the video tag.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Ben Blushi shpallet “Autori i Vitit” në Panairin e Librit në Prishtinë

    June 21, 2026

    Spektakël sportiv në Pogradec, zhvillohet Triathloni i parë ndërkombëtar

    June 21, 2026

    Qafë Thana drejt kalimit me një ndalesë, Xhakolli: Marrëveshja pritet të finalizohet së shpejti

    June 20, 2026

    Shkelje e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre! SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve

    June 19, 2026
    TE FUNDIT

    Ben Blushi shpallet “Autori i Vitit” në Panairin e Librit në Prishtinë

    June 21, 2026

    Korça me një muze të ri etnografik, kostumet tradicionale të juglindjes ekspozohen në Pazarin e Vjetër

    June 21, 2026

    Spektakël sportiv në Pogradec, zhvillohet Triathloni i parë ndërkombëtar

    June 21, 2026

    Qafë Thana drejt kalimit me një ndalesë, Xhakolli: Marrëveshja pritet të finalizohet së shpejti

    June 20, 2026
    EKSKLUZIVE

    Vervrasja në Maliq/ Mësues, vuante nga depresioni

    Kush është fshati i pazakontë në Shqipëri që i janë kushtuar më shumë poezi se asnjë tjetri

    Karnavalet e Korçës 2025

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.