Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Ekspozitë unike në Pogradec: Ditari i Luftës Greko–Italiane sjell foto dhe dëshmi të rralla historike
    Kulture

    Ekspozitë unike në Pogradec: Ditari i Luftës Greko–Italiane sjell foto dhe dëshmi të rralla historike

    September 21, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Një ekspozitë unike është çelur në Pogradec duke sjellë për publikun materiale të rralla fotografike nga “Ditari i Luftës Greko-Italiane 1940–1941, të autorit arvanitas Christos Petrou Mesogeitis.

    I cili në periudhën e luftës italo-greke në ditarin e tij përshkruan në detaje operacionet ushtarake të ushtrisë greke kundër forcave italiane në Shqipërinë e Jugut, por njëkohësisht pasqyron edhe jetën e përditshme të banorëve të zonave ku kaloi dhe qëndroi, kryesisht përreth Pogradecit dhe Maliqit.

    Your browser does not support the video tag.

    Fotot dhe shënimet sjellin në fokus fshatrat, vendet arkeologjike, profesionet, zakonet dhe vështirësitë e luftës.

    Veçantia e këtij materiali sellë tashmë në ekspozitë fotografike qëndron në faktin se nuk kufizohet vetëm tek ngjarjet ushtarake, por ndalet edhe tek njerëzit e thjeshtë, duke dhënë një panoramë të plotë të jetës gjatë luftës.

    Autori, i cili u nda nga jeta në vitin 1944 pak para çlirimit të Greqisë dhe la pas një dëshmi të çmuar historike që tashmë e prezantoi për publikun shqiptar pasardhësi i tij Petro Filipi.

    “Jam shumë i lumtur që pas 85 vjetësh hap këtë ekspozitë fotografish të gjyshit tim arvanitas Petros Mesogjitis. Këto fotografi janë të botuara në libër nga gjyshi im dhe pas kaq kohësh arritëm që ta sjellim për herë të parë në një ekspozitë. Mesogjitis kishte mbaruar për arkeologji dhe më pas u angazhua në luftën italo-greke me forcat greke dhe gjatë asaj periudhe ka mbajtur ditar rreth luftës dhe vendeve që kalonin duke shkrepur edhe foto. Ai ka ndihmuar në atë periudhë edhe familjet e varfra gjatë kohës që ka qenë në këtë zonë.
    Libri dhe ekspozita i dedikohet zonës së Maliqit dhe Pogradecit, flitet për vështirësitë që haste ushtria në malet me dëborë gjatë luftës dhe njerzit kanë mundësinë që nëpërmjet tyre të shohin dhe mësojnë më shumë rreth periudhës së luftës italo-greke”

    Ekspozita sjell imazhe të zonave që sot nuk ekzistojnë më siç është liqeni i Maliqit, kullat tre deri në katër kate në fshatrat e Pogradecit dhe jetën e fermerëve në fshatra.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Më shumë se 50 artistë pjesë e ekspozitës “Pranvera” në Korçë

    March 12, 2026

    Presioni i turmës që na formon

    February 6, 2026

    Mes bisturisë dhe dramës: historia e pogradecarit Misto Marko

    January 5, 2026

    Nazif Tale – jeta dhe kontributi në teatrin shqiptar

    January 4, 2026
    TE FUNDIT

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Sfida mes Elbasanit dhe Skenderbeut mbyllet me dy gola, pretendentet shenojnë në pjesën e parë

    March 28, 2026
    EKSKLUZIVE

    Çerravë/Digjet kasolla në Alarup, shpëtojnë kafshët

    Policia e Korçës godet disa raste të paligjshmërisë: arrestime, procedime penale dhe një zjarr me pasoja të rënda në Çërravë

    Qafë Thanë/Genti Gazheli kërkon rritje të perfonrancës doganore

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.