Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe procedime penale në Korçë

    February 11, 2026

    “Absurdi i aktakuzës për katër përfaqësuesit e UÇK”

    February 11, 2026

    Prezantimi i gjetjeve të monitorimit për bashkinë Korçë

    February 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » DVP Korçë/ Arrestime, procedime penale dhe hetime për vepra të ndryshme penale
    Vendi

    DVP Korçë/ Arrestime, procedime penale dhe hetime për vepra të ndryshme penale

    January 6, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 36 vjeç, banues në fshatin Çetë, Bilisht. Arrestimi u bë pasi, gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në automjetin ku ky shtetas ishte pasagjer, ai ka hedhur nga dritarja një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

    Nga ana tjetër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedim penal ndaj shtetasit Xh. H., 25 vjeç, banues në fshatin Dvoran, për veprën penale “Përndjekja”. Ai dyshohet se ka publikuar në rrjete sociale një video intime të një 24-vjeçareje, si dhe e ka kanosur dhe fyer atë përmes adresave të rreme në rrjete sociale.

    Tona

    Po ashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. B., 34 vjeç, banues në Pogradec. Ky shtetas dyshohet se, në lagjen nr. 5 të qytetit, me vetëgjyqësi ka dëmtuar kangjellat e ballkonit të banesës së shtetases T. Ç., me pretendimin se ishin vendosur në pronën e tij.

    Ndërkohë, më datë 05.01.2025, në lagjen nr. 18, Korçë, në banesën e shtetasit E. P., 36 vjeç, rezident në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është konstatuar vjedhja e një shume parash dhe disa bizhuterive. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

    Të gjitha materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.

    Kazerma e Cerenit
    Ballkan Desina
    Zeqillari
    eSIM SIGNAL
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe procedime penale në Korçë

    February 11, 2026

    “Absurdi i aktakuzës për katër përfaqësuesit e UÇK”

    February 11, 2026

    Prezantimi i gjetjeve të monitorimit për bashkinë Korçë

    February 11, 2026

    Dorina Bejko nga prokurore në Pogradec te një nga figurat kyçe të SPAK në luftën kundër korrupsionit

    February 10, 2026
    TE FUNDIT

    Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe procedime penale në Korçë

    February 11, 2026

    “Absurdi i aktakuzës për katër përfaqësuesit e UÇK”

    February 11, 2026

    Prezantimi i gjetjeve të monitorimit për bashkinë Korçë

    February 11, 2026

    Skënderbeu forcohet para Apolonisë, mes fushori që ka shënuar 2 gola zbarkon në stërvitje me korçarët

    February 11, 2026
    EKSKLUZIVE

    Nuk zbardhi vendimin për 15 muaj/ Ministri i Drejtësisë i kërkon ILD-së të hetojë gjyqtaren e Korçës

    Pogradeci kërkon titullin kampion në volejboll për femra

    Prostitucion në Pogradec – policia bën kërdinë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.