Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Festa e Lakrorit në Polenë, tradita që mbledh mijëra vizitorë

    August 8, 2026

    Arrestohen 2 persona në Korçë, po transportonin 28 emigrantë drejt Malit të Zi

    August 8, 2026

    Ekspozitë me fotografi historike në Maliq, dëshmi të rralla nga Lufta Italo-Greke

    August 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Diana Shoshkiç, vajza e një emigranti politik që bëri histori në basketboll
    Vendi

    Diana Shoshkiç, vajza e një emigranti politik që bëri histori në basketboll

    December 2, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Ishte shumë e re, e pan johur, kur u shfaq në mjedisin shqiptar të basketbollit të femrave në fillim të viteve 70-të. Por karriera e saj do të merrte rrugë me shpejtësi: nga zbulimi i zysh Anit, te Vaso Shaka, i cili në Korçë e evidentoi si një sportiste të talentuar me elemente teknike të larta në driblim, aftësi organizuese dhe vizion loje.

    36776_136343169712461_559665_n

    Your browser does not support the video tag.

     

    Nuk ishte as 16- vjeçe dhe ai e aktivizoi në formacionin e të rriturave. Pastaj në kombëtare, e thirrur nga trajneri vlonjat Stefa dhe në pak vite ajo bëhet e njohur me stilin e saj tërheqës e me një koncept loje pak më ndryshe. Por edhe nga fakti që mban një mbiemër të rrallë, kur në fushat sportive të kohës filloi të qarkullonte se po shpërthente një talent i ri.

     

    Kampione në shah dhe me numrin 11-të si të Simonoviç në parket, aktore në filmin “I treti”, pasioni për futbollin, miqësorja në Vlorë që habiti kosovarët dhe largimi i papritur. Nxënësja e 8-vjeçares që shtangu “21-shin” kur e panë për herë të parë me “bleu-jeans” dhe ku janë sot fëmijët e familjes “Shoshkiç”? Të gjithë basketbollistë e financierë…

    VAJZA E NJË EMIGRANTI POLITIK

    Një i ri 20-vjeçar me gjimnazin e përfunduar në qytetin Ivangrad, sot Berane në Malin e Zi, bashkë me disa moshatarë për bindje të ndryshme politike, të ndjekur nga regjimi, në vitin 1948 largohen nga atdheu dhe si emigrantë politikë vijnë në Shqipëri. Ky grup me të rinj malazezë vendosen në qytetin e Shijakut.

    Në Shijak ai njihet me një vajzë, Shpresa, nga familja e njohur Keta, me profesion arsimtare, lidhje, e cila përfundoi me martesë në korrik të 1955. Pas një viti, çifti transferohet në Tiranë pasi i ati ka fituar një bursë studimi për në Fakultetin Ekonomik. Kështu, familja Dobrillo e Shpresa Shoshkiç sistemohen fillimisht te Shallvaret e më pas te pallatet e reja të “21 Dhjetorit”. Më 1956 lind fëmija i parë, Sllavenko, pas dy viteve, Diana dhe Snezhana në 1969.

    Pas përfundimit të studimeve, Dobrillo fillon punë në NTLFZ, si ekonomist dhe njëkohësisht i angazhuar pranë “Radio Tiranës”, në Redaksinë e Jashtme si përkthyes, spiker, vëzhgues, aty ku edhe doli në pension.

    FILLIMET, E GJITHANSHME, KAMPIONE EDHE NË SHAH…

    Vitet e para, ato të fillores së Dianës, janë të lidhura me shkollën mitike të asaj zone, “Naim Frashëri” dhe më- suese kishte Liri Strakoshën. Pastaj te “Luigj Gurakuqi”.

    Nga mamaja ka trashëguar sportin, si një ish-volejbolliste e ekipit të vajzave të Erzenit, por edhe vetë ajo dallohet si një vajzë energjike dhe mësuesit e fizkulturës të “Luigjit”, Hajri Alia e Maks Kristo, e aktivizojnë në të gjitha kampionatet e shkollave 8-vjeçare.

    Diana ishte protagoniste në atletikë, e para në shtizë, kërcim së larti, ping-pong etj. Shquhet edhe në shah duke u shpallur kampione për moshën në kampionatin e nxënësve të Tiranës. “Shahun e luanim çdo mbrëmje në shtëpi, unë me vëllain Sllave”, kujton Diana

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Festa e Lakrorit në Polenë, tradita që mbledh mijëra vizitorë

    August 8, 2026

    Arrestohen 2 persona në Korçë, po transportonin 28 emigrantë drejt Malit të Zi

    August 8, 2026

    Fluks i lartë në Kapshticë dhe Qafë Thanë, mbi 19 mijë hyrje në 48 orët e fundit.

    August 7, 2026

    Punimet në aksin Elbasan-Qafë Thanë, Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

    August 7, 2026
    TE FUNDIT

    Festa e Lakrorit në Polenë, tradita që mbledh mijëra vizitorë

    August 8, 2026

    Arrestohen 2 persona në Korçë, po transportonin 28 emigrantë drejt Malit të Zi

    August 8, 2026

    Ekspozitë me fotografi historike në Maliq, dëshmi të rralla nga Lufta Italo-Greke

    August 7, 2026

    Skënderbeu përforcon ekipin e volejbollit, zyrtarizohet kolumbiania Nathalia Borrero Acosta

    August 7, 2026
    EKSKLUZIVE

    Policia e Korçës: Procedime për Kanosje, Konflikte Familjare dhe Drejtim Automjeti pa Leje

    Lazjon Petri; ” Do protestojmë të hënën në orën 17:00 para bashkisë”

    Projekti “Smart City”, kryepolici Skënder Hita: Filozofi e re pune për strukturat tona, garanton teknologji të avancuar për sigurinë e qytetarëve

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.