Përdhunimi i 12-vjeçares në nje fshat të Pogradecit.
Dalin rezultatet e autopsisë të bëra në foshnjë 4 muajshe që kishte vajza në bark. Sipas analizave është konfirmuar se fëmija i përkishte të dyshuarit të arrestuar tashmë nga policia 67 vjeçari Rushan Selko.
Analizat kanë dalë pak ditë më parë dhe i janë bashkëngjitur tashmë fashikullit hetimor të prokurorisë së Korçës e cila pritet që së shpejti të dorëzojë në gjykatë kërkesën për përfundim hetimesh dhe nisjen e gjykimit ndaj të moshuarit.




