Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Braktiset krahina e Oparit në Korçë, banorët: “Duam rrugën, ndryshe do ikim edhe ne”

    August 26, 2026

    Debati për himnin shqiptar në festivalin e Prespës

    August 26, 2026

    Ethet e Nilit në Korçë, ISHP nis hetimin epidemiologjik në terren

    August 26, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Braktiset krahina e Oparit në Korçë, banorët: “Duam rrugën, ndryshe do ikim edhe ne”
    Vendi

    Braktiset krahina e Oparit në Korçë, banorët: “Duam rrugën, ndryshe do ikim edhe ne”

    August 26, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Krahina e njohur e Oparit në Korçë po përballet me një braktisje të vazhdueshme. Dikur kjo zonë numëronte mbi 6 mijë banorë, ndërsa sot në shumë prej fshatrave kanë mbetur vetëm pak familje.

    Mbi 16 fshatra të zonës janë boshatisur, ndërsa banorët thonë se një nga arsyet kryesore të largimit është gjendja e rrugës. Sipas tyre, mungesa e infrastrukturës ka vështirësuar jetesën dhe ka penguar edhe zhvillimin e turizmit.

    Your browser does not support the video tag.

    Në Opar ndodhet edhe Kisha e Shën Triadhës, e ndërtuar në vitin 1470 nga principata e Muzakajve, një monument me vlera të rëndësishme historike dhe kulturore. Megjithatë, banorët thonë se edhe për të mbërritur te ky destinacion rruga është një pengesë e madhe.

    Ata kërkojnë ndërhyrje për rikonstruksionin e rrugës, duke shpresuar se një investim do të ndihmonte në rikthimin e banorëve të larguar dhe në zhvillimin e zonës.

    “E vetmja zonë në Korçë që nuk ka asnjë metër asfalt. Dikur kishte 6 mijë banorë, sot më pak se 500. Po u bë asfalti, për një vit do të kthehen, duan të ndërtojnë shtëpitë.”

    “Çfarë ka bërë Opari për Shqipërinë, nuk ka bërë shteti për Oparin. Njerëzit thonë nuk shkojmë dot se nuk ka rrugë.”

    Banorët thonë se mungojnë edhe shërbimet bazë, ndërsa dimri e bën edhe më të vështirë jetesën për familjet që kanë zgjedhur të qëndrojnë.

    “Rrugë s’ka, dimër, pleq. S’ka mjek, s’ka rrugë. E tërë zona pa një mjek, pa një rrugë. Nga Voskopojë deri këtu janë vetëm 9 kilometra.”

    Opari rrezikon të mbetet jo vetëm pa banorë, por edhe pa një pjesë të rëndësishme të historisë dhe trashëgimisë së tij. Banorët kërkojnë që ndërhyrja të nisë sa më shpejt, përpara se fshatrat të boshatisen përfundimisht.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Debati për himnin shqiptar në festivalin e Prespës

    August 26, 2026

    Ethet e Nilit në Korçë, ISHP nis hetimin epidemiologjik në terren

    August 26, 2026

    VANDALIZOHET KISHA E SHËN THANASIT NË SINICË, DËMTOHEN IKONAT DHE OBJEKTET KISHTARE

    August 26, 2026

    Rama zbardh prapaskenat e mbledhjes në Pogradec: Llogari muaj për muaj për ministrat e deputetët

    August 25, 2026
    TE FUNDIT

    Braktiset krahina e Oparit në Korçë, banorët: “Duam rrugën, ndryshe do ikim edhe ne”

    August 26, 2026

    Debati për himnin shqiptar në festivalin e Prespës

    August 26, 2026

    Ethet e Nilit në Korçë, ISHP nis hetimin epidemiologjik në terren

    August 26, 2026

    SHBA përgatit anulimin masiv të vizave, mijëra shqiptarë mund të preken nga masa

    August 26, 2026
    EKSKLUZIVE

    Protestë në Çërravë pas debatit në Këshillin Bashkiak, Bashkia Pogradec: Vendimi është ligjor dhe në interes të komunitetit

    Nis procesi i regjistrimeve në Universitetin “Fan S. Noli”

    Ngjarje të rënda në Korçë: Aksident fatal, procedime penale dhe denoncim për të mitur të larguar

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.