Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Wismari i dhuron Pogradecit një automjet të ri zjarrfikës

    July 14, 2026

    Amnistia penale/ Rreth 60 të burgosur në Drenovë pritet të fitojnë lirinë më 15 korrik

    July 14, 2026

    Ka kampe verore, dhe ka përvoja që fëmijët i mbajnë mend gjithë jetën. Klea Huta Summer Camp këtë verë synon të jetë e dyta.

    July 13, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Bashkia Maliq nderon tre figura të shquara me tituj prestigjiozë
    Vendi

    Bashkia Maliq nderon tre figura të shquara me tituj prestigjiozë

    March 25, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Bashkia e Maliqit ka zhvilluar një ceremoni të veçantë, ku janë nderuar me tituj prestigjiozë tre figura të njohura për kontributin e tyre në fusha të rëndësishme të jetës shoqërore.

    Me titullin “Krenaria e Bashkisë Maliq” janë vlerësuar Gjergji Merlika dhe Ali Refatllari, për kontributin e tyre të vyer në arsim dhe mjekësi, duke lënë gjurmë të rëndësishme në komunitet dhe më gjerë. Ndërkohë, ikona e futbollit shqiptar Sulejman Demollari është nderuar me titullin “Qytetar Nderi i Bashkisë Maliq”, si vlerësim për karrierën e tij të suksesshme dhe ndikimin në sportin shqiptar.

    Your browser does not support the video tag.

    Mjeku kardio-kirurg Ali Refatllari u shpreh i emocionuar për këtë vlerësim, duke theksuar lidhjen e tij të fortë me zonën:

    “Ndjehem shumë i emocionuar për këtë vlerësim të madh. Rrënjët e mia janë nga kjo zonë, im atë ka lindur në Symiz dhe gjithmonë e kam ndjerë këtë lidhje. Ndihem plotësisht bashkëfshatar i këtij rajoni. Kam një jetë të gjatë si kardiokirurg, me mbi 5000 pacientë që më kanë besuar, jo vetëm për aftësitë profesionale, por edhe për emrin që mbaj.”

    Nga ana e tij, ish-futbollisti Sulejman Demollari e cilësoi këtë titull si një nder të veçantë:

    “Është një titull që më jep shumë kënaqësi dhe jam mirënjohës. Fëmijëria ime në këtë zonë ka qenë shumë e bukur. Këtu hodha hapat e parë në futboll dhe një pjesë e shpirtit tim ka mbetur këtu. Më kujtohet kur isha fëmijë dhe ruaja me krenari dialektin.”

    Ndërsa Gjergji Merlika, i njohur për kontributin e tij në arsim, është vlerësuar për rolin e rëndësishëm në edukimin e brezave ndër vite.

    Këto vlerësime vijnë si një shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe arritjet e tyre, duke i kthyer këto figura në modele frymëzimi për brezat e rinj dhe gjithë komunitetin.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Wismari i dhuron Pogradecit një automjet të ri zjarrfikës

    July 14, 2026

    Amnistia penale/ Rreth 60 të burgosur në Drenovë pritet të fitojnë lirinë më 15 korrik

    July 14, 2026

    Ka kampe verore, dhe ka përvoja që fëmijët i mbajnë mend gjithë jetën. Klea Huta Summer Camp këtë verë synon të jetë e dyta.

    July 13, 2026

    “Investitorët nuk kanë qenë në dijeni”/ The Daily Beast: Artur Shehu, dyshohet se ndërtoi perandorinë e pronave në Zvërnec me dokumente të falsifikuara

    July 13, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    Kukësi pa frena në fundin e merkatos, merr sulmuesin e Skënderbeut dhe një tjetër brazilian

    Taksa mbi 60% e çmimit/ Nafta drejt 250 lekëve për litër nëse përshkallëzohet konflikti

    Arrestim në Pogradec, nusja rreh vjehrrën në Devoll

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.