Shkak është bërë arrestimi i 27 vjeçarit Kevi Mucllari pas një debati që ka patur një ditë më parë me këshilltarin e PD, Engjëll Shyti
Banorët kërkojnë lirimin e 27 vjeçarit pasi sipas tyre brenda ambienteve të këshillit bashkiak është provokuar nga këshilltari i PD
Ditën e djeshme në mbledhjen e këshillit bashkiak të Pogradecit, 20 këshilltarë kanë votuar projektvendimin per dhënien me qera të një sipërfaqe prej 35 hektarë ndërkohë që 35 hektarë të tjera i kanë lënë kullotë për banorët e fshatit Çërravë. Ky vendim nuk është pritur mirë nga një përfaqësi e këtij fshati ku ka qenë i pranishëm edhe 27 vjeçari Kevin Mucllari


