Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në shtetasin K. S., 37 vjeç, banues në Cërrik, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kanabisi.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. Ç., 22 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
L. SH., 49 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur biçikletën e një 24-vjeçari;
R. T., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit E. P., 36 vjeç, për motive të dobëta;
E. B., 28 vjeç, banues në Dishnicë, pasi dyshohet se aksidentalisht ka ndezur zjarr dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me grurë.
Specialistët për Heimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. L., pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi, pa leje.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasi E. N., 32 vjeç, banues në Gurras, se ndërkohë që kryente punime në banesë, ka gjetur një armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak, që i posedonte babai i tij, i cili nuk jeton më. Arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimin penal për shtetasin A. Sh., 26 vjeç, banues në Përparimaj, pasi është konfliktuar me 2 shtetas të mitur, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin P. A., 56 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se është autori i vjedhjeve në dy objekte kulti në Leskovik.
Më datë 07.07.2025, në fshatin Trebinjë, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. Q., 71 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.