Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Serenata nga brezat e vjetër tek të rinjtë, rikthehet në rrugicat e Korçës

    September 18, 2026

    Mungesa e sistemit në farmacinë pranë QSUT-së, pacientët presin me orë të tëra

    September 18, 2026

    Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takojnë kryeministrin: Marrim 10 mijë lekë pension në muaj

    September 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Arrestim për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe hetime për vdekjen e një 78-vjeçari në Bulgarec
    Vendi

    Arrestim për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe hetime për vdekjen e një 78-vjeçari në Bulgarec

    April 3, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka vijuar kontrollet dhe veprimet hetimore në disa raste të ndryshme, duke arrestuar dhe proceduar disa shtetas.

    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 25 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap në lagjen nr. 5 duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

    Your browser does not support the video tag.

    Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen e raportuar një ditë më parë në fshatin Bulgarec, ku u gjet i pajetë në banesën e tij shtetasi G. (M.) V., 78 vjeç, policia bën me dije se nga këqyrja e trupit janë konstatuar dëmtime në kokë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

    Në një tjetër rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedim penal për disa shtetas, konkretisht A. I., 36 vjeç; V. I., 39 vjeç; I. M., 60 vjeç; M. T., 43 vjeçe; L. K., 50 vjeçe dhe D. I., 40 vjeçe, banues në fshatin Pojan. Ata dyshohet se, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

    Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. M., 18 vjeç, banues në Korçë. Ky i fundit u kap në lagjen nr. 4, duke lëvizur me automjet, ku gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

    Të gjitha materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Korçës për veprime të mëtejshme.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Serenata nga brezat e vjetër tek të rinjtë, rikthehet në rrugicat e Korçës

    September 18, 2026

    Mungesa e sistemit në farmacinë pranë QSUT-së, pacientët presin me orë të tëra

    September 18, 2026

    Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takojnë kryeministrin: Marrim 10 mijë lekë pension në muaj

    September 16, 2026

    “Do shkrihet Kolonja dhe Devolli më vonë”, ja çfarë ndodhi brenda takimit të Ramës në Korçë

    September 16, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    Arrestohet hajduti 31 vjeçar nga Maliqi, reagon policia

    Bledi ÇOMO/Do jetë Avokati i Pogradecit në Parlament

    Thupra, zanati që po shuhet në Korçë – 71-vjeçari që ende e mban gjallë traditën

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.