Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Reagon policia për ngjarjen e rëndë në Pogradec

    June 27, 2026

    “Mbroni Lumin Curraj”, Unioni i Currajt të Epërm apel institucioneve: Ndërpriteni menjëherë ndërhyrjen

    June 27, 2026

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Andi Shkira nuk mban lotët për Fatos Nanon “Me dorën që më dridhej dhe sytë që më lotonin…”
    Vendi

    Andi Shkira nuk mban lotët për Fatos Nanon “Me dorën që më dridhej dhe sytë që më lotonin…”

    November 2, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Kush më njeh, nuk e ka të vështirë të më kuptojë rëndesën emocionale që kam ndjerë sot. Fatos Nano për mua ka qenë ikona e frymëzimit të angazhimit tim politik. Sot u përkula para trupit të njeriut që më mësoi të besoj te idealet.

    Nuk e mbajta dot veten dhe lotët më dolën vetvetiu kur u afrova pranë arkëmortit të Fatos Nanos. Çdo kujtim, çdo fjalë, çdo moment që lidhej me të, më kaloi para syve si një film që s’do të doja të mbaronte kurrë.

    Your browser does not support the video tag.

    E preka arkëmortin me dorën që më dridhej e sytë që më lotonin. Kuptova se bashkë me trupin e një lideri po prekja historinë e një epoke. U përkula me nderim para tij, dhe e lashë një shënim tek libri, ashtu siç ai la për ne një trashëgimi të tërë mençurie, fisnikërie e ideali.

    Nuk mund ta përshkruaj dot dhimbjen që ndjeva kur dëgjova rënien e parë të dheut mbi varrin e tij, e me duart që më dridheshin kapa lopatën për të çuar deri në fund respektin sipas zakonit. Ajo goditje tingëlloi si një trokitje e fundit e historisë mbi kapakun e një epoke që nuk do të përsëritet më.

    Sot, më shumë se asnjëherë, ndjeva boshllëkun që la pas ai njeri që s’u përkul kurrë as në burg, as në pushtet, as në jetë. Ai që më mësoi se politika duhet të shërbejë si instrumenti sakrificës së pushtetit për të bërë shtetin. Ai që më mësoi se të qeverisësh do të thotë të falësh, jo të hakmerresh. Ai që më mësoi se dorëheqja është akt burrërie, jo dobësie.

    Fatos Nano ishte shembulli i një intelektuali që nuk e humbi kurrë njerëzoren, edhe kur pushteti e rrethonte. Ai jetoi si i lirë edhe kur ishte i burgosur. Dhe iku si i lirë edhe kur të gjithë do ta donim të qëndronte pak më gjatë.

    Nuk e di nëse do të ketë më ndonjë si ai. Por di që unë do ta kujtoj gjithmonë me përulësi dhe dashuri. Si një njeri që nuk kërkoi as lavdi, as duartrokitje, por që e deshi Shqipërinë dhe socialistët si një baba.

    Lamtumirë, Kryetar!
    U prehsh në paqe, Fatos Nano, burrë shteti i rrallë.
    Dheu të qoftë i lehtë, e kujtimi yt i përjetshëm. 💔🌹

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Reagon policia për ngjarjen e rëndë në Pogradec

    June 27, 2026

    “Mbroni Lumin Curraj”, Unioni i Currajt të Epërm apel institucioneve: Ndërpriteni menjëherë ndërhyrjen

    June 27, 2026

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Maqedonia dhe Shqipëria firmosin marrëveshje për pika të përbashkëta kufitare “One Stop”

    June 27, 2026
    TE FUNDIT

    Reagon policia për ngjarjen e rëndë në Pogradec

    June 27, 2026

    “Mbroni Lumin Curraj”, Unioni i Currajt të Epërm apel institucioneve: Ndërpriteni menjëherë ndërhyrjen

    June 27, 2026

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Maqedonia dhe Shqipëria firmosin marrëveshje për pika të përbashkëta kufitare “One Stop”

    June 27, 2026
    EKSKLUZIVE

    Procedime penale për aksident rrugor, dhunë në familje, ndërtim pa leje dhe kalim të paligjshëm kufiri në qarkun e Korçës

    Shkrumbohen dy mjete në Maliq – ja çfarë dihet

    Arrestohet 40 vjeçari në Maliq – zbardhet ngjarja e rëndë në Vashtëmi

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.