Aksident me pasojë vdekjen në aksin rrugor Maliq – Lozhan. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Kolanec, kur një këmbësor është goditur nga një mjet duke gjetur vdekjen
Mësohet se viktima është banor i fshat Maliq, i cili ka qenë duke ecur në këmbë nga qyteti i Maliqit në drejtim të fshatit të tij ndërkohë që mjeti që e ka aksidentuar ka qenë duke lëvizur nga Lozhani në drejtim të qytetit të Maliqit
Burime të siguruara thane se drejtuesi i mjetit është një oficer policie i komisariatit të Maliqit i cili ka qenë me shërbim në këtë aks rrugor ku lëvizin edhe refugjatë si dhe persona të dyshuar për prerjen e lëndëve drusore
Duhet thënë se i gjithë segmenti i rrugës është pa ndriçim çka e bën të vështirë edhe fushëpamjen e drejtuesve të mjeteve




