Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Ndryshon drejtimi i Myftinisë së Korçës, Erjol Haxhiu merr detyrën

    October 1, 2026

    Ersekë, Rinalt Kasko promovon librin e parë me poezi “Qyteti prej letre”

    October 1, 2026

    Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, ja momenti kur zbulohet

    October 1, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Qarku i Korçës synon ngritjen e një qendre të përbashkët për personat në nevojë
    Vendi

    Qarku i Korçës synon ngritjen e një qendre të përbashkët për personat në nevojë

    August 15, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Një qendër e përbashkët rezidenciale për personat në nevojë është iniciativa e ndërmarrë nga Prefektura e Qarkut Korçë, me mbështetjen e gjashtë bashkive të qarkut.

    Iniciativa u diskutua në një takim me drejtorin e Politikave dhe Koordinimit Territorial pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, Arben Xhaferi, ku u vlerësua pozitivisht nevoja për një zgjidhje të përbashkët në nivel qarku.

    Your browser does not support the video tag.

    Qendra synon t’u ofrojë strehim dhe shërbime sociale e shëndetësore fëmijëve në situatë rruge, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara. Qëllimi është krijimi i një hapësire ku këto kategori të marrin përkujdesjen e nevojshme dhe të kenë mundësi për integrim social.

    Të gjashtë bashkitë e Qarkut Korçë kanë shprehur dakordësinë për t’u bërë pjesë e këtij mekanizmi. Për realizimin e projektit pritet ngritja e një grupi të përbashkët ndërinstitucional, me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe bashkive të qarkut.

    Ky grup do të përcaktojë mënyrën e funksionimit të qendrës dhe formën juridike të bashkëpunimit mes gjashtë bashkive.

    Nisma është ende në fazën e diskutimit dhe formalizimit institucional, ndërsa hapi i radhës pritet të jetë përcaktimi i mënyrës së financimit dhe organizimit të shërbimeve që do të ofrohen.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Ndryshon drejtimi i Myftinisë së Korçës, Erjol Haxhiu merr detyrën

    October 1, 2026

    Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, ja momenti kur zbulohet

    October 1, 2026

    Devolli feston trashëgiminë, nga vallja devolliçe te “Sazet e Vjetra”

    September 30, 2026

    Rasti i dytë me vriusin e Nilit perëndimor, 51-Vjeçari nga Maliqi

    September 30, 2026
    TE FUNDIT

    Ndryshon drejtimi i Myftinisë së Korçës, Erjol Haxhiu merr detyrën

    October 1, 2026

    Ersekë, Rinalt Kasko promovon librin e parë me poezi “Qyteti prej letre”

    October 1, 2026

    Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, ja momenti kur zbulohet

    October 1, 2026

    Devolli feston trashëgiminë, nga vallja devolliçe te “Sazet e Vjetra”

    September 30, 2026
    EKSKLUZIVE

    Korçë/ Zjarr në banesë, humb jetën një e moshuar nga asfiksia

    Korçë/ I vuri flakën banesës, humb jetën nga asfiksia 72-vjeçari, shpëtojnë dy qiramarrësit

    Ilir Meta nga burgu, nuk pranon mandat “qyl”.

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.