Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Drithas”.

    September 29, 2026

    Në Slatinë të Mokrës, fshati që po boshatiset: “Na ka marrë malli për zhurmën e fëmijëve”

    September 28, 2026

    103 dhe 101 vjeç – Motër e vëlla rrëfejnë një shekull jetë në Pogradec

    September 28, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Sezoni veror në Pogradec, vijojnë kontrollet në vijën liqenore
    Vendi

    Sezoni veror në Pogradec, vijojnë kontrollet në vijën liqenore

    August 13, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Pogradec – Kontrollet periodike në vijën liqenore të Pogradecit vijojnë edhe gjatë muajit gusht, me qëllim monitorimin e situatës dhe garantimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik.

    Institucioni i Prefektit të Qarkut Korçë, në bashkëpunim me inspektoratet dhe Bashkinë Pogradec, zhvilloi një tjetër inspektim në zonën liqenore, ku në fokus ishte siguria e pushuesve, rendi dhe qetësia publike, siguria ushqimore, cilësia e ujit, si dhe kontrolli i mjeteve ujore.

    Your browser does not support the video tag.

    Prefektja e Qarkut Korçë, Florina Zegullaj, deklaroi se kontrollet synojnë të evidentojnë problematikat e mundshme dhe të merren masa për përmirësimin e tyre gjatë sezonit. Sipas saj, deri më tani raportimet nga institucionet tregojnë se Pogradeci po përjeton një sezon të qetë dhe të suksesshëm, pa problematika të mëdha që mund të cenonin sigurinë e pushuesve.

    Gjatë inspektimit u morën informacione nga strukturat përgjegjëse për rendin dhe sigurinë, zhurmat në ambientet e shërbimit, kontrollet e Policisë Kufitare për mjetet ujore, sigurinë ushqimore, si dhe parametrat e cilësisë së ujit të liqenit.

    Nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Pogradec u bë me dije se parametrat e ujit kanë rezultuar brenda normave të kërkuara, ndërsa strukturat e tjera raportuan për situatën e rendit, sigurisë ujore dhe respektimin e rregullave gjatë sezonit.

    Një tjetër element i monitorimit është zbatimi i kushteve të lejeve për stacionet e plazheve. Agjencia e Bregdetit kryen kontrolle periodike, çdo dy javë, për të verifikuar respektimin e kushteve dhe lejeve përkatëse.

    Ndërkohë, gushti i këtij viti ka sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të pushuesve në qytetin liqenor, me një fluks të raportuar rreth tre herë më të lartë krahasuar me periudhat e mëparshme. Për këtë arsye, institucionet vijojnë të jenë në gatishmëri të përditshme, me synim garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së sezonit turistik.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Drithas”.

    September 29, 2026

    Në Slatinë të Mokrës, fshati që po boshatiset: “Na ka marrë malli për zhurmën e fëmijëve”

    September 28, 2026

    103 dhe 101 vjeç – Motër e vëlla rrëfejnë një shekull jetë në Pogradec

    September 28, 2026

    Burimas, banorët kundër projektit të ujësjellësit

    September 28, 2026
    TE FUNDIT

    Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Drithas”.

    September 29, 2026

    Në Slatinë të Mokrës, fshati që po boshatiset: “Na ka marrë malli për zhurmën e fëmijëve”

    September 28, 2026

    103 dhe 101 vjeç – Motër e vëlla rrëfejnë një shekull jetë në Pogradec

    September 28, 2026

    Burimas, banorët kundër projektit të ujësjellësit

    September 28, 2026
    EKSKLUZIVE

    Radhë të gjata në Kapshticë, policia shton sportelet për menaxhimin e fluksit

    Nga raporti i 1921-shit te realiteti i sotëm: bujqësia shqiptare në vështirësi

    Policia e Korçës godet veprimtari të paligjshme: arrestime për drogë, vjedhje, kontrabandë dhe lojëra fati

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.