Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Trafikantët përplasin makinat e policisë, braktisën në Lozhan 15 emigrantë

    September 27, 2026

    Skemë kondrabande në Kapshticë dhe Kakavijë, detyrime dhe penalitete nga kontrolli mbi 4 milion lekë

    September 27, 2026

    Kush ishte “taksixhiu” i Dallëndyshe Bicit në juglindje?

    September 26, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Kristjan Sterjo lihet në burg, Gjykata e Korçës cakton “arrest me burg”
    Vendi

    Kristjan Sterjo lihet në burg, Gjykata e Korçës cakton “arrest me burg”

    August 12, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    KORÇË – Gjykata e Korçës ka caktuar këtë të mërkurë masën e sigurisë “arrest me burg” për Kristjan Sterjon, i dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit Joan Zyko, ngjarje e ndodhur më 8 gusht në Korçë.

    Seanca për caktimin e masës së sigurisë u zhvillua në kushte të rrepta sigurie. Prokurorja Artenida Toska kërkoi masën “arrest me burg”, kërkesë që u pranua nga gjykata.

    Your browser does not support the video tag.

    Për shkak të ndjeshmërisë së lartë të çështjes, përreth Gjykatës së Korçës u vendosën forca të shumta policie. Në seancë nuk u paraqitën familjarë të viktimës apo të të dyshuarit.

    Joan Zyko, 20 vjeç, u qëllua me armë zjarri pasditen e 8 gushtit në lagjen nr. 14 të Korçës. Sipas të dhënave të hetimit, mes tij dhe Kristjan Sterjos kishte pasur një konflikt të mëparshëm.

    Në dëshminë e dhënë para hetuesve, Sterjo ka deklaruar se konflikti kishte nisur rreth dy javë para ngjarjes. Sipas versionit të tij, ditën e krimit pati fillimisht një përplasje fizike mes tyre, pas së cilës ai u largua drejt banesës.

    Më pas, sipas dëshmisë, Sterjo ka marrë një armë zjarri që e kishte fshehur dhe është rikthyer në zonën ku ndodhej Zyko. Ai ka deklaruar se e ka ndjekur 20-vjeçarin dhe ka qëlluar me armë në drejtim të tij.

    Pas ngjarjes, Sterjo u largua nga vendi dhe qëndroi për disa orë në arrati. Policia e Korçës e lokalizoi dhe e arrestoi rreth mesnatës së 9 gushtit, pranë zonës së Mitropolisë.

    Gjatë hetimeve janë administruar prova materiale dhe janë sekuestruar sende që dyshohet se lidhen me ngjarjen.

    Sterjo po hetohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

    Me vendimin e Gjykatës së Korçës, ai do të qëndrojë në paraburgim gjatë vijimit të hetimeve, ndërsa autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Trafikantët përplasin makinat e policisë, braktisën në Lozhan 15 emigrantë

    September 27, 2026

    Skemë kondrabande në Kapshticë dhe Kakavijë, detyrime dhe penalitete nga kontrolli mbi 4 milion lekë

    September 27, 2026

    Kush ishte “taksixhiu” i Dallëndyshe Bicit në juglindje?

    September 26, 2026

    Lin 3, kërkimet arkeologjike vijojnë në Liqenin e Ohrit: Siti shtrihet në rreth 6 hektarë

    September 26, 2026
    TE FUNDIT

    Trafikantët përplasin makinat e policisë, braktisën në Lozhan 15 emigrantë

    September 27, 2026

    Skemë kondrabande në Kapshticë dhe Kakavijë, detyrime dhe penalitete nga kontrolli mbi 4 milion lekë

    September 27, 2026

    Kush ishte “taksixhiu” i Dallëndyshe Bicit në juglindje?

    September 26, 2026

    Lin 3, kërkimet arkeologjike vijojnë në Liqenin e Ohrit: Siti shtrihet në rreth 6 hektarë

    September 26, 2026
    EKSKLUZIVE

    Dhunohet rëndë lojtari egjiptian i Skënderbeut, arrestohet dy persona

    3 zyrtarë nga Korça akuzohen nga SPAK, ja përse

    “Nga guri, lindi shpresa”, historia e Danjel Novakut nga Rrodokali i Pogradecit

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.