Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Shqipëria përballë 164 milionë euro dëme të pasiguruara, pronat mbeten të pambrojtura

    August 10, 2026

    “Valsi i Yjeve”, poezia e Lasgush Poradecit merr jetë në muzikë nga Xhon Jesku

    August 10, 2026

    Vrasja në Korçë/ Apeli i fortë i Mitropolitit Anastas: Jeta është dhuratë e Perëndisë, asgjë nuk e justifikon marrjen e saj

    August 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Shqipëria përballë 164 milionë euro dëme të pasiguruara, pronat mbeten të pambrojtura
    Vendi

    Shqipëria përballë 164 milionë euro dëme të pasiguruara, pronat mbeten të pambrojtura

    August 10, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Shqipëria vijon të jetë e ekspozuar ndaj rreziqeve natyrore dhe aksidentale, ndërsa sigurimi i pronave mbetet në nivele të ulëta. Sipas të dhënave të publikuara për tregun e sigurimeve, dëmshpërblimet për pronën në 6-mujorin e parë të vitit 2026 janë rritur me 84.18% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

     

    Your browser does not support the video tag.

    Tërmetet, zjarret, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave renditen ndër rreziqet kryesore që kërcënojnë pronat në vend. Shqipëria klasifikohet ndër vendet evropiane me rrezik të lartë sizmik, ndërsa zona të konsiderueshme të territorit paraqesin rrezik nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave.

    Sipas një studimi të Sigurime.Online, sigurimi i pronës përbën vetëm 10.6% të sigurimeve të blera në vitin 2026. Nga rreth 123 mijë biznese dhe 755 mijë familje në vend, vetëm rreth 5 mijë biznese dhe 40 mijë familje kanë sigurim prone.

    Bazuar në të dhënat e 6-mujorit të parë, studimi vlerëson se dëmi potencial i pasiguruar për familjet dhe bizneset mund të arrijë në mbi 15.3 miliardë lekë, ose rreth 164 milionë euro gjatë vitit 2026.

    Ndërkohë, tregu i sigurimeve ka vijuar të paguajë dëmshpërblime për pronat e siguruara. Në 6 muajt e parë të vitit, industria me tetë kompani operuese ka paguar 407.7 milionë lekë dëmshpërblime për dëmet në pronë, ndërsa SIGAL INSURANCE GROUP ka paguar 144.7 milionë lekë.

    Të dhënat nënvizojnë nevojën për rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe bizneseve për sigurimin e pronave, veçanërisht përballë shtimit të rreziqeve natyrore dhe dëmeve të shkaktuara prej tyre.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    “Valsi i Yjeve”, poezia e Lasgush Poradecit merr jetë në muzikë nga Xhon Jesku

    August 10, 2026

    Vrasja në Korçë/ Apeli i fortë i Mitropolitit Anastas: Jeta është dhuratë e Perëndisë, asgjë nuk e justifikon marrjen e saj

    August 9, 2026

    Lamtumirë “Ujku i Dëborës”, tifozeria bardhekuqe në zi për ndarjen nga jeta të tifozit të tyre të zjarrtë

    August 9, 2026

    “E vrava se më ngacmoi të dashurën dhe bënte trimin” – zbardhet dëshmia e 20 vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin në Korçë

    August 9, 2026
    TE FUNDIT

    Shqipëria përballë 164 milionë euro dëme të pasiguruara, pronat mbeten të pambrojtura

    August 10, 2026

    “Valsi i Yjeve”, poezia e Lasgush Poradecit merr jetë në muzikë nga Xhon Jesku

    August 10, 2026

    Vrasja në Korçë/ Apeli i fortë i Mitropolitit Anastas: Jeta është dhuratë e Perëndisë, asgjë nuk e justifikon marrjen e saj

    August 9, 2026

    Mokra n’Fest, tradita dhe mikpritja mokrare mbledhin mijëra njerëz në edicionin e 7-të

    August 9, 2026
    EKSKLUZIVE

    Nuk ka fitues në Lushnjë, vendasit ndalin Skënderbeun me pretendime për Superioren

    “Frikërat për Zvërnecin janë të sajuara,” Besa Spaho: Protesta, ingranim i strukturave të huaja për të penguar zhvillimin e vendit

    Vrau të dashurën 52-vjeçare në Pogradec! Nën masa të rrepta sigurie, Ilirjan Selmani del para gjykatës

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.