Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka revokuar masat e sigurisë ndaj shefit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) në Korçë dhe dy vartësve të tij, duke e konsideruar të pavlefshme procedurën e ndjekur deri tani. Sipas vendimit, dosja është shpallur e pavlefshme (“nul”) dhe i është kthyer Prokurorisë për plotësimin e hetimeve.
Tre zyrtarët ishin proceduar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim, ndërsa ndaj tyre ishte caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Me vendimin e Apelit, këto masa janë revokuar.
Gjykata ka vlerësuar se gjatë hetimeve janë konstatuar shkelje procedurale, ndaj çështja do të rishqyrtohet nga organi i akuzës.


