Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Përfitoi nga amnistia penale, lirohet nga burgu Rozeta Dobi, pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në banesën e Alda Klosit

    July 15, 2026

    Rruga është e vështirë, por ajo që të pret në fund ia vlen çdo kilometër. Manastiri i Shën Marenës, thesari i fshehur i Pogradecit

    July 15, 2026

    “Një jetë e re” – 60 të burgosur lirohen nga burgu i Drenovës pas amnistisë

    July 15, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » “Një jetë e re” – 60 të burgosur lirohen nga burgu i Drenovës pas amnistisë
    Vendi

    “Një jetë e re” – 60 të burgosur lirohen nga burgu i Drenovës pas amnistisë

    July 15, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    60 të dënuar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Drenovë të Korçës janë liruar këtë të martë, pasi përfituan nga ligji për amnistinë penale.

    Jashtë ambienteve të burgut, familjarë të shumtë prisnin me emocion të afërmit e tyre. Përqafime, lot gëzimi dhe takime pas një kohe të gjatë shoqëruan daljen e të liruarve, për shumë prej të cilëve kjo ditë shënon fillimin e një etape të re në jetë.

    Your browser does not support the video tag.

    Mes tyre ishte edhe Igli Cëngëtari nga Devolli, i cili tregoi se kishte vuajtur mbi katër vite burg dhe përfitoi ulje dënimi prej një viti falë amnistisë.

    Të liruarit e tjerë rrëfyen se synojnë të nisin gjithçka nga e para, të gjejnë punë dhe të rindërtojnë jetën pranë familjeve të tyre. Disa prej tyre, megjithatë, shprehën pakënaqësi ndaj sistemit të drejtësisë, duke pretenduar se janë dënuar padrejtësisht dhe duke ngritur akuza për shkelje të të drejtave të tyre gjatë vuajtjes së dënimit.

    Njëri prej tyre deklaroi se nuk ishte lejuar të takonte familjarët dhe fëmijët për rreth dy vite, ndërsa pretendoi se ishte kërcënuar me jetë dhe se do të ndjekë rrugët ligjore për të kërkuar drejtësi.

    Për 60 të liruarit nga burgu i Drenovës, kjo ditë shënon fundin e vuajtjes së dënimit dhe fillimin e një kapitulli të ri. Sfida e tyre tashmë mbetet integrimi në shoqëri, rikthimi pranë familjeve dhe ndërtimi i një jete larg problemeve me ligjin.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Përfitoi nga amnistia penale, lirohet nga burgu Rozeta Dobi, pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në banesën e Alda Klosit

    July 15, 2026

    Rruga është e vështirë, por ajo që të pret në fund ia vlen çdo kilometër. Manastiri i Shën Marenës, thesari i fshehur i Pogradecit

    July 15, 2026

    Wismari i dhuron Pogradecit një automjet të ri zjarrfikës

    July 14, 2026

    Amnistia penale/ Rreth 60 të burgosur në Drenovë pritet të fitojnë lirinë më 15 korrik

    July 14, 2026
    TE FUNDIT

    Përfitoi nga amnistia penale, lirohet nga burgu Rozeta Dobi, pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në banesën e Alda Klosit

    July 15, 2026

    Rruga është e vështirë, por ajo që të pret në fund ia vlen çdo kilometër. Manastiri i Shën Marenës, thesari i fshehur i Pogradecit

    July 15, 2026

    “Një jetë e re” – 60 të burgosur lirohen nga burgu i Drenovës pas amnistisë

    July 15, 2026

    Wismari i dhuron Pogradecit një automjet të ri zjarrfikës

    July 14, 2026
    EKSKLUZIVE

    “Nuk janë votime”, Ilir Vrenozi refuzon të marrë pjesë në referendumin e Sali Berishës

    Histori njerëzore/ Nga Korça në Prishtinë për muzikën në shesh

    Trafik droge nga Shqipëria në Greqi, kapen 193 kg marijuanë në kufi, shoferi braktis makinën dhe arratiset në këmbë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.