Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » “Më paguante 12 mijë lekë në muaj”, dëshmia e çobanit që dekonspiroi ish-ushtarakun që vrau policin!
    Vendi

    “Më paguante 12 mijë lekë në muaj”, dëshmia e çobanit që dekonspiroi ish-ushtarakun që vrau policin!

    June 11, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Violand Braçellari është përgjuar në një tjetër komunikim të ashpër me një person që ai e akuzon për vjedhjen e një motori dhe për lidhje me policinë. Në këtë bisedë, ai përdor gjuhë kërcënuese dhe të rëndë, duke kërkuar kthimin e motorit dhe duke paralajmëruar pasoja nëse kjo nuk ndodh.

    Gjatë dialogut, Braçellari e akuzon bashkëbiseduesin edhe për ngjarje të tjera të ndodhura në zonë, ndërsa pretendon se ai dhe veprimet e tij janë nën vëzhgim.

    Your browser does not support the video tag.

    Violandi: Është vjedhur një motor aty te stalla, vetëm ti ke kaluar. Do ta çosh atje ku e more.

    Personi: Ç’a motori, s’di çfarë llafos.

    Violandi: Ti ke ca kohë që dikush ta bën qejfin, e ke parasysh?

    Personi: Avash-avash.

    Violandi: Ti nuk e di që je mish për top. Ore, po e kuptove llafin “mish për top”…

    Personi: He, vazhdo he…

    Violandi: Ke marrë një motor aty dhe do ta sjellësh mbrapsht. Një lopë është goditur para ca ditësh dhe e ke goditur ti. Po i preke edhe njëherë, unë do të q… çfarë të mban pragu. Jo nëpër livadhe që të hyjnë, por kudo, o kurvë, se do të bësh jetë spiuni. Lopët janë të Violand Braçellarit dhe unë i q… motrën më të fortit, jo spiunit. Po kalove këndej, nëse të pikasin qentë gjëkundi, po nuk t’i theva kockat me mykun e spatës, të më q… robtë e gjithë Korçës. Një sekondë, o kurvë. Një sekondë, se ke mbjellë hashash vit për vit dhe s’të ka thënë njeri gjë, o motër q… Fishekët ku i ke fshehur dhe hashashin? Atje i ke, mu te Bytha e Lisit, o të q… robtë. Mos u bëj burrë i ndershëm.

    Në vijim, Braçellari shfaq pretendime për kontroll të situatës në territor, duke përmendur edhe përdorimin e kamerave dhe monitorimin e lëvizjeve në zonë. Ai vijon me akuza për veprimtari të paligjshme ndaj bashkëbiseduesit dhe e paralajmëron për pasoja të rënda nëse, sipas tij, nuk kthen sendet e marra.

    Violandi: Të t’i sjell policët se ku i ke fshehur fishekët dhe hashashin? Të t’i sjell tani? Se të kam vënë edhe kamera atje. Ik e hiqi po ke byë…

    Personi: Po shpjeri bre, bëj ç’të duash.

    Violandi: Mua më vjedh motorin ti. Ore legen, ferrave vetëm ti je vërtitur. Do të të q… robtë. Po të zura, po s’t’i theva kockat me mykun e spatës, do të jem djali më robq… Do të të q… çfarë ke në shtëpi. Do bësh jetë spiuni. Po i godite më lopët e mia, do të të var pas kalit, do të të tërheq zvarrë.

    Personi: Ore, nuk të ka njeri frikën, se po bën shamatë.

    Violandi: Mirë, nesër do të vij unë dhe do t’i lëshoj lopët nëpër livadhe. Preki po ke byë…

    Personi: Po mirë, kështu e bëjmë. Unë pjesën time e kam timen.

    Violandi: Në rregull. Po unë po s’të vara pas kalit, të të q… motrën.

    Personi: Bëj çfarë të duash.

    Violandi: Ata që të bëjnë qejfin ty, ata vijnë nga 50 veta dhe u mbërtheu by**a për vete. Të kanë futur ty mish për top, o k*rvë.

    Në bisedë reflektohet gjithashtu një qëndrim sfidues ndaj autoriteteve, ku ai lë të kuptohet se nuk i druhet shtetit dhe vepron i paprekur në zonë, ndërsa përdor herë pas here gjuhë fyese dhe kërcënuese.

    Personi: Ore, po nuk kam nivelin tënd unë, ore, nuk kam nivelin tënd.

    Violandi: Ore, po unë tall tr*pin me një shtet të tërë, jo me ty. Unë ty të var për gjuhe, o motërq… Ore, po ti vjen e më vjedh motorin mua? Po mua s’më prek kush, o të q… motrën.

    Personi: Po ti dëgjo njëherë, ç’është ky muhabet?

    Violandi: Ore, ti je k*rvë, ti je spiun, do të bësh jetë spiuni…

    Pavarësisht përmbajtjes së komunikimit dhe pretendimeve të palëve, materialet e administruara nuk kanë çuar në ngritjen e një akuze të re dhe dosja është pushuar.

    “Të kanë futur mish për top, o rob q… burrë. Unë jam Violand Braçellari, o motër q…. Më respekton një dynja e tërë se jam djalë gangster. Jam djalë në të drejtën time, jam MBRET. Se nuk i bie njeriu në qafë. Nuk jam kurvë. Ata që të sollën ty, ata le të vijnë e të më kapin mua. Se jua q… motrën siç ua kam q… Se jam në të drejtën time. Ata po të kenë by**ë, le të vijnë vetë, jo të të fusin ty, o buge.”

    Ndaj Braçellarit vijojnë edhe dy procese të tjera gjyqësore, përkatësisht për ndërtim të paligjshëm (2020) dhe për një ngjarje të vitit 2024 ku ai akuzohet për dhunë ndaj një banori të zonës.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026

    Pogradeci arrin 500 mijë vizitorë në 8 muaj, rriten qëndrimet turistike

    September 19, 2026

    “Nomad Lawyer”: Korça, Pogradeci dhe Përmeti, destinacionet që po i japin Shqipërisë një tjetër dimension turistik

    September 19, 2026
    TE FUNDIT

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Llënga e Mokrës, fshati që u zbraz pas viteve ’90 – banorët: “Pa rrugë nuk ka jetë”

    Prokuroria Korçë dërgon në gjyq tre persona për fajde dhe pastrim parash

    Unë Devollin “E kam dhembkë”

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.