Ka përfunduar këtë të martë provimi i dytë i Maturës Shtetërore, ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, për maturantët e Korçës.
Në dalje të qendrave të testimit, shumica e nxënësve u shprehën se teza ishte e përballueshme dhe në përputhje me njohuritë e marra gjatë vitit shkollor. Sipas tyre, pyetjet nuk paraqitën vështirësi të veçanta dhe pritshmëritë janë për rezultate pozitive.
Por përtej provimit, vëmendjen e tërhoqi një tjetër fakt. Një pjesë e konsiderueshme e maturantëve thanë se synojnë të vazhdojnë studimet universitare jashtë Shqipërisë. Të rinjtë argumentojnë se universitetet e huaja ofrojnë më shumë mundësi akademike, kushte më të mira studimi dhe perspektiva më të mëdha për punësim pas diplomimit.
SINKRON Maturantët
“provimi ishte I lehtë, nuk e kishim menduar që do ishte kaq i lehtë sepse paraprovimi ishte si me I vështirë. Edhe jashtë vendit nuk është aq e lehtë por në Shqipëri niveli sa po vjen edhe ulet, disi disi.”
“provimi ishte I thjeshtë, unë dola mirë se u përgatita. Uroj kem marrë notë të mirë. Jashtë vendit. Sepse nuk shoh të ardhme në Shqipëri nuk ka punë, nuk ka fëmijë, nuk ka nxënës, gjithmonë për punën ikin, nuk ka fare në Shqipëri”
“teza ishte e thjeshtë, u njohën me Prometeun gjatë. Mu duk shumë i thjeshtë e dola shumë mirë. Besoj jashtë vendit me shume mundësi, ka me te avancuara, me të mira, e ardhmja e punës është më e zhvilluar. Mendoj se do iki jashtë”
Ndërkohë, procesi i zhvillimit të provimit në Korçë u zhvillua pa probleme dhe nën masat e përcaktuara nga institucionet arsimore.
Pas provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, maturantët do të vijojnë me testimet e radhës të Maturës Shtetërore, të cilat do të përcaktojnë edhe rezultatet përfundimtare për pranimin në universitet.


