Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Shqiptarët ndërtuan Greqinë dhe tani po ua heqim pensionin: Pyetje e një gazetari drejtuar Marinakis – A do të ndryshojë ligji?

    November 5, 2026

    Lapaj në Korçë: 90 mijë firma kundër Paketës së Maleve, synohet referendumi

    November 5, 2026

    Pas reagimit të gazetarit të Euronews Albania, nis rikonstruksioni i banesës së familjes së Fatjonit 10-vjeçar

    November 5, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Peleshi në Athinë, takon kryeparlamentarin grek Kaklamanis: Greqia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE
    Vendi

    Peleshi në Athinë, takon kryeparlamentarin grek Kaklamanis: Greqia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

    June 9, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, po zhvillon një vizitë zyrtare në Athinë, ku është pritur nga Presidenti i Parlamentit të Greqisë, Nikitas Kaklamanis. Takimi u fokusua në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke, integrimin europian të Shqipërisë dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.

    Gjatë bisedimeve, dy zyrtarët vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, të mbështetura në partneritetin strategjik, bashkëpunimin në NATO dhe perspektivën e përbashkët europiane. Ata theksuan rëndësinë e dialogut politik dhe parlamentar për të çuar përpara bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.

    Your browser does not support the video tag.

    Peleshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Greqia i ka dhënë procesit të integrimit europian të Shqipërisë, ndërsa nënvizoi objektivin e vendit për përfundimin e negociatave me Bashkimin Europian deri në vitin 2027.

    Nga ana e tij, Kaklamanis rikonfirmoi mbështetjen e Athinës për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke theksuar se bashkëpunimi parlamentar mund të hapë mundësi të reja për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

    Në takim u diskutua gjithashtu për rritjen e shkëmbimeve tregtare, investimeve, projekteve infrastrukturore dhe turizmit, duke evidentuar potencialin për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik.

    Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe komunitetit shqiptar në Greqi dhe minoritetit grek në Shqipëri. Peleshi i cilësoi ato si ura të rëndësishme lidhëse mes dy vendeve dhe dy popujve.

    “Dy urat më të rëndësishme që lidhin vendet tona janë minoriteti grek në Shqipëri dhe komuniteti shqiptar në Greqi. Mbi këto vlera duam të ndërtojmë më shumë prosperitet dhe bashkëpunim”, u shpreh ai.

    Të dy kryetarët e parlamenteve riafirmuan angazhimin për forcimin e partneritetit strategjik, duke theksuar rëndësinë e dialogut, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit për sigurinë, stabilitetin rajonal dhe paqen.

    Në këtë vizitë zyrtare, Peleshi shoqërohet nga deputetët Anila Denaj, Vasil Llajo, Pirro Dhima, Ivi Kaso, Vangjel Dule dhe Ilirjan Pendavinji, si dhe nga ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Lapaj në Korçë: 90 mijë firma kundër Paketës së Maleve, synohet referendumi

    November 5, 2026

    Pas reagimit të gazetarit të Euronews Albania, nis rikonstruksioni i banesës së familjes së Fatjonit 10-vjeçar

    November 5, 2026

    Si u ndryshua transkripti i pronës “me një të rënë lapsit” nga Dallëndyshe Bici, Erjon Bardhi dhe Andi Barjami

    November 5, 2026

    Rritet çmimi i druve në Korçë, pensionistët ngrohen me batanije

    November 5, 2026
    TE FUNDIT

    Shqiptarët ndërtuan Greqinë dhe tani po ua heqim pensionin: Pyetje e një gazetari drejtuar Marinakis – A do të ndryshojë ligji?

    November 5, 2026

    Lapaj në Korçë: 90 mijë firma kundër Paketës së Maleve, synohet referendumi

    November 5, 2026

    Pas reagimit të gazetarit të Euronews Albania, nis rikonstruksioni i banesës së familjes së Fatjonit 10-vjeçar

    November 5, 2026

    Si u ndryshua transkripti i pronës “me një të rënë lapsit” nga Dallëndyshe Bici, Erjon Bardhi dhe Andi Barjami

    November 5, 2026
    EKSKLUZIVE

    Përplasje e fortë në xhaminë e Korçës, ish myftiu; “Bij komunistësh”

    Endrit Shabani nga Pogradeci: Familjet shqiptare po mbijetojnë mes varfërisë, ndërsa burgjet po kthehen në vende çnjerëzore

    Të shkarkohesh pa shkresë – Ngjarja në burgun e Drenovës

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.