Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    7000 bullgarë në Shqipëri? Emisioni “Njerëzit e Fshatit” zbulon historitë e një komuniteti që kërkon të mos harrohet

    May 31, 2026

    Plagosja në Korçë, 23-vjeçari jashtë rrezikut për jetën; policia në kërkim të autorit të dyshuar

    May 30, 2026

    Fidel Ylli: Brenda vitit miratohen ligji i sponsorizimit dhe ai i basteve sportive

    May 30, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » 7000 bullgarë në Shqipëri? Emisioni “Njerëzit e Fshatit” zbulon historitë e një komuniteti që kërkon të mos harrohet
    Vendi

    7000 bullgarë në Shqipëri? Emisioni “Njerëzit e Fshatit” zbulon historitë e një komuniteti që kërkon të mos harrohet

    May 31, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

     

    Nga Devolli në Kukës e deri në brigjet e Prespës, emisioni “Njerëzit e Fshatit” në Euronews Albania, realizuar nga gazetari Xhensil Shkëmbi, sjell këtë herë një udhëtim të veçantë në zonat ku jeton komuniteti bullgar në Shqipëri. Një komunitet që sipas Censusit të fundit numëron rreth 7000 persona të vetëdeklaruar si bullgarë dhe që vazhdon të ruajë gjuhën, traditat dhe identitetin e tij ndër breza.

    Your browser does not support the video tag.

    Në fshatin Vërnik të Devollit, banorët flasin hapur për sfidat me të cilat përballen çdo ditë. Mungesa e kanalizimeve, e ambulancës dhe e investimeve bazë ka bërë që shumë prej tyre të ndihen të harruar. Të moshuarit tregojnë se edhe sot përballen me kushte të vështira jetese, ndërsa kujtojnë se disa nga investimet më të rëndësishme për fshatin nuk kanë ardhur nga institucionet shqiptare, por nga mbështetja e komunitetit bullgar dhe Fondacionit “Kujtesa Bullgare”.

    Banorët vlerësojnë veçanërisht investimin në rrugën që lidh Vërnikun me Devollin, si dhe rikonstruksionin e sheshit pranë burimit të ujit, projekte që sipas tyre kanë ndryshuar ndjeshëm jetën e përditshme të fshatit. Një historian vendas rrëfen para kamerës historinë e Vërnikut, duke theksuar lidhjet shekullore të banorëve me trashëgiminë bullgare dhe rëndësinë e ruajtjes së identitetit kulturor.

    Udhëtimi i emisionit vazhdon në Shishtavec dhe Borje të Kukësit, ku në mbi 16 fshatra të zonës gorane jetojnë më shumë se 2500 persona të vetëdeklaruar si bullgarë. Në këto zona, banorët shprehin shqetësimin për emigrimin masiv dhe boshatisjen e fshatrave, por njëkohësisht tregojnë me krenari për gjuhën dhe traditat që kanë trashëguar nga të parët.

    Një prej dëshmive më interesante vjen nga Borja, ku banorët shpjegojnë se debati për identitetin e tyre është i panevojshëm për ta. Ata theksojnë se gjuha e folur në familje është ajo që i lidh me rrënjët e tyre, ndërsa shqipen e kanë mësuar në shkollë. Historitë personale të të moshuarve, kujtimet e jetës së dikurshme dhe rrëfimet për traditat e zonës sjellin një panoramë autentike të një komuniteti pak të njohur për publikun shqiptar.

    Një rol të veçantë në ruajtjen e lidhjeve me këtë komunitet ka luajtur Fondacioni “Kujtesa Bullgare”, i cili sipas banorëve ka financuar projekte infrastrukturore, aktivitete kulturore dhe iniciativa sociale në disa prej zonave ku jeton minoriteti bullgar. Në Pustec, banorët flasin jo vetëm për investimet në infrastrukturë, por edhe për mbështetjen humanitare që kanë marrë ndër vite.

    Një nga momentet më prekëse të emisionit është dëshmia e një të moshuari nga Pusteci, i cili tregon se ka marrë trajtim mjekësor falas në Bullgari me ndihmën e Fondacionit “Kujtesa Bullgare”, pasi sipas tij nuk kishte mundësi të përballonte kostot e trajtimit në Shqipëri. Historia e tij është një nga shumë rrëfimet që tregojnë ndikimin konkret që ndihma e fondacionit ka pasur në jetën e njerëzve.

    “Njerëzit e Fshatit” sjell kështu jo vetëm historinë e një minoriteti të njohur zyrtarisht në Shqipëri, por edhe realitetin e përditshëm të banorëve që jetojnë në zonat kufitare e malore të vendit. Përmes dëshmive autentike, emisioni hedh dritë mbi sfidat, traditat dhe identitetin e komunitetit bullgar, duke treguar njëkohësisht se si solidariteti, kujtesa historike dhe investimet në komunitet mund të bëjnë diferencë në jetën e njerëzve.

    Një reportazh i veçantë mbi historinë, identitetin dhe sfidat e një komuniteti që kërkon të dëgjohet, të njihet dhe të mos harrohet.

    Emisoni vjen me mbështetjen e kompanisë së sigurimeve “SIGAL”, Uji “Selita”, “Tona”, “Fibank” dhe Fondacioni “Kujtesa Bullgare”

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Plagosja në Korçë, 23-vjeçari jashtë rrezikut për jetën; policia në kërkim të autorit të dyshuar

    May 30, 2026

    Fidel Ylli: Brenda vitit miratohen ligji i sponsorizimit dhe ai i basteve sportive

    May 30, 2026

    Plagosje me thikë në Korçë, 23 vjeçar i plagosur

    May 30, 2026

    Kriza e mjekëve specialistë në Juglindje

    May 28, 2026
    TE FUNDIT

    7000 bullgarë në Shqipëri? Emisioni “Njerëzit e Fshatit” zbulon historitë e një komuniteti që kërkon të mos harrohet

    May 31, 2026

    Plagosja në Korçë, 23-vjeçari jashtë rrezikut për jetën; policia në kërkim të autorit të dyshuar

    May 30, 2026

    Fidel Ylli: Brenda vitit miratohen ligji i sponsorizimit dhe ai i basteve sportive

    May 30, 2026

    Plagosje me thikë në Korçë, 23 vjeçar i plagosur

    May 30, 2026
    EKSKLUZIVE

    Klubi i Kategorisë së Dytë surprizon me trajneri e ri, ndihmës do të ketë… Erlis Frasherin

    Ngjarjet e fundit në qarkun e Korçës: Arrestime, aksidente dhe zjarre

    Korabi me epidemi, Pogradeci e kalon dhe ngjitet i treti. Deliallisi: Patëm lojtarë me grip. Pere: Fitoren ia dedikoj kapitenit Zguro

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.