Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Policia e Korçës reagon pas denoncimit: 14 mijë euro gjenden në automjet, nis procedimi penal

    September 6, 2026

    Nga gjurmët e Rrugës Egnatia te varret monumentale të Selcës së Poshtme dhe letra e kolonelit francez, përse Podradeci po josh turistët

    September 5, 2026

    Nga pensionet te rrugët dhe uji, shqetësimet e banorëve përballë deputetëve në juglindje

    September 5, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Devis Osman; “Duan të hedhin baltë mbi mua”
    Vendi

    Devis Osman; “Duan të hedhin baltë mbi mua”

    May 10, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Të dashur miq!
    Kohët e fundit është hedhur sërish baltë mbi mua dhe jetën time. Kjo ndodh çdo herë që në PD ka zgjedhje dhe disave të ashtuquajtur pseudo-demokratë ju preken interesat e tutorëve të tyre.

    Unë vij nga një familje që ka prej 1991 që është marrë me biznes dhe personi i vetëm që është punësuar në kohën kur PD ishte në pushtet kam qënë unë (2006-2013). Miqtë e mi e dinë shumë mirë se sa mund dhe djersë më është dashur për të përballuar sfidat që jeta, por edhe përditëshmëria na sjell.

    Your browser does not support the video tag.

    Ata që më njohin mund të vërtetojnë fare lehtë që unë kam hequr dorë nga puna në administratë, si dhe Statusi i Nënpunësit Civil, vetëm për të zbatuar atë që PD më kërkoi në atë kohë (maj 2016)…ndërkohë që kolegët e mi (demokratë) vazhdojnë edhe sot marrin rrogën (me të drejtë) sepse fituan gjyqet për heqje pa të drejtë nga puna.

    Që pas vitit 2013 jam përzgjedhur falë aftësive të mia, për të drejtuar një bankë, punë të cilën vazhdoj ta bëj ende sot. Prej 13 vitesh jam krenarisht i respektuar në pozicionin tim si drejtues banke, ndërkohë që gjatë kësaj kohe nuk kam rreshtur së angazhuari edhe në bizneset e familjes time.

    Familja ime është marrë me bujqësi prej vitesh dhe si çdo familje ku biznesi trashëgohet edhe unë kam qënë krah babait tim në këtë aktivitet dhe vazhdoj ende sot.
    Kam përfituar grande publike dhe fonde për bujqësinë si shumë e shumë “Bujq” – fermerë të tjerë që mundohen të mbijetojnë në kushtet e vështira që të gjithë i dimë.

    I bëj thirrje kujtdo që ka qoftë edhe një fakt apo provë të vetme që ato fonde nuk kanë shkuar në destinacion apo unë kam abuzuar, të bëhet burrë dhe ta adresojë atje ku duhet këtë çështje. Në të kundërt të kenë frikë për shpifjet dhe akuzat e pabazuara sepse këtë cështje do ta ndjek unë ligjërisht!
    Ata që punojnë tokën e dinë mirë se çfarë janë fondet publike për bujqësinë dhe si përfitohen….ndërsa për llapaqenët e çmendur ato janë “para, para, para” 😱
    Ju të mjerë që në çdo fushatë merreni me mua, e dini shumë mirë që të vetmen mundësi që keni është të villni vrer dhe të mashtroni sepse gjë tjetër nuk keni për mua apo kontributet e mia në PD.

    Unë jam demokrat që prej 1997 kur kam qënë vetëm 16 vjet; e kam drejtuar Degën e PD në Korçë atëherë kur sfida e siglës dhe vulës ishte kërcënuese, ndaj, idealet e mia nuk i vini dot në diskutim as ju dhe askush tjetër. Interesat që kemi në PD janë të ndryshme; nëse mua më lidhin idealet, ju nuk dini të bëni punë tjetër veçse të prisni tju vijë rradha për një rrogë. E vetmja “punë” që ju keni tani është të villni vrer dhe të mashtroni (këtë mund të bëni).

    Në emër të vlerave dhe idealeve për të cilat kemi punuar për vite me rradhe dua ti kërkoj çdo demokrati të vërtetë që të bëhemi bashkë për të bërë të mundur që PD të vijë në pushtet!
    Njerëz të tillë, që qëllim kanë përcarjen, shpifjen dhe që mundohem të bëjnë pis çdo të ri që mbështet PD do të ketë në këtë rrugëtim të gjatë por….jam i bindur se me mbështetjen tuaj “Ne do ja dalim”✌️

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Policia e Korçës reagon pas denoncimit: 14 mijë euro gjenden në automjet, nis procedimi penal

    September 6, 2026

    Nga pensionet te rrugët dhe uji, shqetësimet e banorëve përballë deputetëve në juglindje

    September 5, 2026

    Breshëri shkatërron fasulen në Devoll, fermerët: “Mbi 80% e prodhimit ka shkuar dëm”

    September 4, 2026

    Kolonja e Maliqi pa “Prani Besnike”, nisin takimet në Korçë

    September 4, 2026
    TE FUNDIT

    Policia e Korçës reagon pas denoncimit: 14 mijë euro gjenden në automjet, nis procedimi penal

    September 6, 2026

    Nga gjurmët e Rrugës Egnatia te varret monumentale të Selcës së Poshtme dhe letra e kolonelit francez, përse Podradeci po josh turistët

    September 5, 2026

    Nga pensionet te rrugët dhe uji, shqetësimet e banorëve përballë deputetëve në juglindje

    September 5, 2026

    Breshëri shkatërron fasulen në Devoll, fermerët: “Mbi 80% e prodhimit ka shkuar dëm”

    September 4, 2026
    EKSKLUZIVE

    DVP Korçë/ Procedim penal në Pogradec dhe gjobë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor

    Avokatja Refxhei Tola: Ka denoncime të tjera ndaj mjekut Niko Nunka, gratë dhe vajzat të flasin

    Aksion i gjerë pastrimi në Lin të Pogradecit në kuadër të Ditës së Pastrimit

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.