Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Arrestim për drejtim në gjendje të dehur dhe disa procedime penale në Korçë e Pogradec
    Vendi

    Arrestim për drejtim në gjendje të dehur dhe disa procedime penale në Korçë e Pogradec

    April 27, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka bërë me dije një sërë ngjarjesh të regjistruara në 24 orët e fundit, që lidhen me shkelje të qarkullimit rrugor dhe vepra të ndryshme penale.

    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. Sh., 37 vjeç, banues në fshatin Rov, Maliq, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në rrugën “Libonik-Plasë”.

    Your browser does not support the video tag.

    Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materiale në Prokurori për disa raste. Procedim penal nisi ndaj një 34-vjeçari, i cili dyshohet se ka përndjekur ish-bashkëjetuesen e tij, e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Po ashtu, një 38-vjeçar u procedua pasi dyshohet se ka kanosur një 22-vjeçar nëpërmjet celularit. Një tjetër rast përfshin një 15-vjeçar, i cili dyshohet se ka goditur me grushte dhe sende të forta një 18-vjeçar.

    Në Komisariatin e Policisë Pogradec nisi procedimi penal për një 46-vjeçare, banuese në fshatin Shëngjergj, Maliq, e dyshuar për dhunë fizike ndaj motrës së saj.

    Ndërsa në Maliq, një 42-vjeçar u procedua pasi kundërshtoi punonjësit e Policisë gjatë vendosjes së një mase administrative për parkim të gabuar. Gjithashtu, materialet iu referuan Prokurorisë për vlerësim edhe në lidhje me një 50-vjeçar, i cili dyshohet se u dëmtua nga avujt e ujit gjatë punës në një punishte bulmeti. Ai mori mjekim dhe u largua në banesë.

    Në një tjetër zhvillim, policia bëri me dije se është gjetur trupi i pajetë i një 72-vjeçari, i cili ishte shpallur i humbur më herët. Trupi u gjet në vendin e quajtur “Çezma e Manushaqeve”, në malin Moravë. Sipas veprimeve hetimore dhe ekspertizës mjeko-ligjore, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026

    Pogradeci arrin 500 mijë vizitorë në 8 muaj, rriten qëndrimet turistike

    September 19, 2026

    “Nomad Lawyer”: Korça, Pogradeci dhe Përmeti, destinacionet që po i japin Shqipërisë një tjetër dimension turistik

    September 19, 2026
    TE FUNDIT

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Thyen arrestin e shtëpisë, arrestohet për herë të disatë i riu nga Maliqi

    Inside Story/ “Jemi shqiptarë por…”, si u shndërruan në grekë qytetarët vllehë në Gjirokastër dhe Korçë

    Burri rreh gruan në Ravonik, arrestohet – ja ngjarjet e tjera

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.