Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Banorët e lagjes 18 në Korçë kërkojnë ujitje për hapësirat e gjelbra dhe pastrimin e një godine të amortizuar

    August 5, 2026

    Rritet fluksi në Kapshticë dhe Qafë Thanë, mbi 80 mijë udhëtarë kaluan kufirin në katër ditët e para të gushtit

    August 5, 2026

    Aksident i rëndë në Maliq, një i vdekur e një i plagosur

    August 5, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » “Rin Show” në Korçë, 18 vite që zbulon talente të reja artistike
    Vendi

    “Rin Show” në Korçë, 18 vite që zbulon talente të reja artistike

    April 27, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Për të 18-in vit radhazi, në Korçë është organizuar “Rin Show”, një nga aktivitetet më të rëndësishme artistike për të rinjtë, ku gjimnazet e qytetit konkurrojnë në fusha të ndryshme si muzika, aktrimi, piktura dhe kërcimi.

    Ky spektakël ka shërbyer ndër vite si një platformë për zbulimin e talenteve të reja, shumë prej të cilëve e shohin pjesëmarrjen jo vetëm si një garë mes shkollash, por si një hap drejt një të ardhmeje në art.

    Your browser does not support the video tag.

    Një prej pjesëmarrësve, gjimnazisti Jorgo Cenolli, shprehet se pasioni për artin është shtysa kryesore:
    “Me pëlqen shumë aktrimi, kërcimi, sfilatat. Kam marrë pjesë edhe në karnavale. Ka shumë talente që spikasin në fusha të ndryshme. Unë dua të ndjek rrugën e artit, në regji ose aktrim.”

    Përfaqësues të institucioneve vendore theksojnë rëndësinë e mbështetjes për talentet e reja, me synimin që ato të zhvillohen dhe të kontribuojnë në qytetin e tyre. Sipas tyre, Korçë mbetet një qendër e rëndësishme e artit dhe kulturës në Shqipëri, me traditë të pasur dhe figura të shumta të njohura.

    Ndërkohë, udhëheqësja artistike Blerta Belliu vlerëson ndikimin e këtij eventi në afrimin e të rinjve me artin dhe teatrin:
    “Korça ka nevojë për publik të ri. Në teatër mosha mesatare është mbi 40 vjeç, ndaj ky interes i të rinjve na gëzon. Këto aktivitete i afrojnë ata me skenën dhe me shfaqjet profesionale.”

    Këtë vit, çmimin e madh të “Rin Show” e fitoi Kolegji Preka, ndërsa organizatorët theksojnë se cilësia e eventit vjen çdo vit në rritje, duke evidentuar veçanërisht talente në fushën e aktrimit.

    “Rin Show” mbetet një nga aktivitetet më të rëndësishme për promovimin e artit tek të rinjtë dhe një mundësi konkrete për të zbuluar brezin e ardhshëm të artistëve shqiptarë.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Banorët e lagjes 18 në Korçë kërkojnë ujitje për hapësirat e gjelbra dhe pastrimin e një godine të amortizuar

    August 5, 2026

    Rritet fluksi në Kapshticë dhe Qafë Thanë, mbi 80 mijë udhëtarë kaluan kufirin në katër ditët e para të gushtit

    August 5, 2026

    Aksident i rëndë në Maliq, një i vdekur e një i plagosur

    August 5, 2026

    Zjarr në Maliq- Opar, në njësinë administrative Moglicë të bashkisë Maliq

    August 3, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    Përmbyten 50 hektarë toka bujqësore në fushën e Maliqit

    Arrestime dhe procedime penale në Korçë, kanosje me thikë dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur

    Procedime penale në Korçë dhe Pogradec, dhunë në familje, shkelje e qetësisë publike dhe transport i paligjshëm druri

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.