Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Furtunë për “One Albania”/ Hungaria bllokon 16 mld € euro për 4iG, dyshime për faliment

    April 27, 2026

    Zbulim i dhimbshëm n Korçë: Mbesa nuk la vend pa e kërkuar, e gjen te “Çezma e Manushaqeve” n majë të Moraves

    April 27, 2026

    Arrestim për drejtim në gjendje të dehur dhe disa procedime penale në Korçë e Pogradec

    April 27, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Partizani një hap larg titullit, mposht sërish Skënderbeun në finale
    Sport

    Partizani një hap larg titullit, mposht sërish Skënderbeun në finale

    April 26, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Partizani ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt titullit kampion në volejboll për meshkuj, pasi ka fituar edhe ndeshjen e dytë të serisë finale ndaj Skënderbeu.

    Pas suksesit 3-1 në kryeqytet, skuadra e drejtuar nga Ylli Tomorri triumfoi edhe në Korçë me rezultatin e ngushtë 2-3, në një përballje plot emocione dhe kthesa.

    Your browser does not support the video tag.

    Të kuqtë dominuan bindshëm dy setet e para, duke i fituar 20-25 dhe 11-25, çka krijoi idenë e një fitoreje të lehtë. Por vendasit reaguan fort, duke marrë setin e tretë 26-24 dhe të katërtin 25-23, për ta çuar ndeshjen në setin vendimtar.

    Në momentin kyç, Partizani u tregua më i saktë dhe më i qetë, duke fituar setin final 10-15 dhe duke siguruar fitoren e dytë në seri.

    Me këtë rezultat, Partizani afrohet ndjeshëm me titullin kampion, megjithatë trajneri Tomorri thekson se asgjë nuk ka përfunduar ende dhe kërkon përqendrim maksimal për ndeshjen e radhës.

    Nga ana tjetër, kapiteni i Skënderbeut, Joan Sotir, pranon vështirësinë e situatës pas dy humbjeve, por shpreh besimin se skuadra mund të rikthehet dhe të përmbysë serinë.

    Ndeshja e tretë do të zhvillohet të mërkurën në kryeqytet. Një tjetër fitore e Partizanit do t’i japë menjëherë titullin kampion, ndërsa një sukses i Skënderbeut do ta zgjasë serinë në ndeshjen e katërt, që do të luhet sërish në Korçë.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    KATEGORIA E PARË, AXHENDA / Vuloset titulli, play-off dhe mbijetesa!

    April 25, 2026

    “Një tjetër përballje na pret!” Pogradeci s’e ndal hapin, motivimi në maksimum para Skënderbeut

    April 23, 2026

    Në kufijtë e amatorizmit, Pogradeci “sulmon” Zguron në rrjetet sociale

    April 22, 2026

    Pogradeci i beson sërish Lishës, rinovon për sezonin 2026-2027

    April 22, 2026
    TE FUNDIT

    Furtunë për “One Albania”/ Hungaria bllokon 16 mld € euro për 4iG, dyshime për faliment

    April 27, 2026

    Zbulim i dhimbshëm n Korçë: Mbesa nuk la vend pa e kërkuar, e gjen te “Çezma e Manushaqeve” n majë të Moraves

    April 27, 2026

    Arrestim për drejtim në gjendje të dehur dhe disa procedime penale në Korçë e Pogradec

    April 27, 2026

    “Rin Show” në Korçë, 18 vite që zbulon talente të reja artistike

    April 27, 2026
    EKSKLUZIVE

    Fatjon Shkëmbi, artisti i tatuazheve

    DVP Kufiri dhe Migracioni Korçë: 2 të kërkuar në pranga dhe 1 rast i falsifikimit të dokumenteve në kufi

    Ledina Alolli/Banorëve të Rëmenjit u rrezikohet jeta, kërkohet ndërhyrje urgjente

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.