Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Vrabevski për Pustecin: E rëndësishme është respektimi i të drejtave të minoritetit bullgar

    June 14, 2026

    Eurodeputeti bullgar nga Korça flet për protestat; “Qeveria të dëgjojë popullin”

    June 14, 2026

    Reagon policia; “Ja çfarë ndodhi në aksidenti i Pogradecit”

    June 14, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Plas debati fetar në PD e Korçës, Bravaldi Xhafka; “Do e vendos emrin Niko”
    Vendi

    Plas debati fetar në PD e Korçës, Bravaldi Xhafka; “Do e vendos emrin Niko”

    April 22, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Plas debat në PD e Korçës, kandidat për kryetar ironizon me “ndryshimin e emrit” për shkak të fesë

    Një reagim i fortë dhe me nota ironie ka ardhur nga një prej pretendentëve për drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Korçë, duke ngritur akuza për ndikim të përkatësisë fetare në procesin e kandidimit.

    Your browser does not support the video tag.

    Në një postim publik, Bravaldi Xhafka sugjeron se gara nuk po zhvillohet mbi bazën e meritës, por mbi kritere të tjera, duke përdorur edhe një paralelizëm historik me shqiptarët që në emigracion detyroheshin të ndryshonin emrat për të mbijetuar.

    Në mënyrë simbolike dhe sarkastike, kandidati deklaron se ka vendosur të ndryshojë emrin e tij në “Niko”, për të përmbushur atë që ai e konsideron si “kriter të pashprehur” brenda strukturave lokale të partisë. Ai gjithashtu thekson se procesi i përzgjedhjes së kandidatëve ende nuk është mbyllur, ndonëse zgjedhjet janë shumë pranë, duke kërkuar rishqyrtim të garës.

    Më poshtë, reagimi i plotë i tij:
    “Plas sherri fetar në PD e Korçës, kandidati për kryetar të kësaj dege – “Do ndryshoj emrin, do e vendos Niko”
    Na ishte njëherë një djalë nga Korça, që mendoi se në politikë hyn me punë, me sakrificë dhe me fytyrë të pastër.
    U rrit me këtë mendje… derisa një ditë i thanë: “Jo mor bir, këtu nuk mjafton kush je… duhet edhe çfarë feje ke.”
    Djali u mendua pak dhe i erdhi ndër mend një kohë e vjetër… kur shqiptarët merrnin rrugët e kurbetit dhe, për të mbijetuar, ndërronin emrin. Nga halli bëheshin Jorgo, Kostas, apo Niko… jo se donin, por se duhej.
    Me sa duket, historia paska mbetur gjallë… vetëm se këtë herë nuk jemi në emigracion, jemi këtu, në shtëpinë tonë… në Partinë Demokratike të Korçës, në vitin 2026.
    Kështu që mora një vendim të madh.
    Nga sot, nuk jam më Bravaldi.
    Jam Niko Xhafka.
    Tani, meqë u rregullua edhe “kriteri” që mungonte, hajde ta shtyjmë garën, rishqyrtojeni dhe njëherë, meqë sot është data 22 Prill dhe zgjedhjet janë në 26 Prill dhe ende nuk kemi kandidaturat zyrtare.
    Dhe meqë drejtuesve ju pëlqen shumë “Niko-ja”… madje aq shumë sa marrëveshjet i bëjnë gjithmonë me të, në kurriz të demokratëve, vendosa dhe unë të quhem kështu!
    Tani e keni një Niko tuajin brenda shtëpisë, mendojeni dhe njëherë!
    Veçse ky Nikoja juaj as shitet e as blihet!
    Rroftë Partia Demokratike! ✌🏻”

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Vrabevski për Pustecin: E rëndësishme është respektimi i të drejtave të minoritetit bullgar

    June 14, 2026

    Eurodeputeti bullgar nga Korça flet për protestat; “Qeveria të dëgjojë popullin”

    June 14, 2026

    Reagon policia; “Ja çfarë ndodhi në aksidenti i Pogradecit”

    June 14, 2026

    Tragjedi në aksin Pogradec-Lin/ Një viktimë dhe tre të plagosur pas përplasjes kokë më kokë të dy automjeteve

    June 14, 2026
    TE FUNDIT

    Vrabevski për Pustecin: E rëndësishme është respektimi i të drejtave të minoritetit bullgar

    June 14, 2026

    Eurodeputeti bullgar nga Korça flet për protestat; “Qeveria të dëgjojë popullin”

    June 14, 2026

    Reagon policia; “Ja çfarë ndodhi në aksidenti i Pogradecit”

    June 14, 2026

    Tragjedi në aksin Pogradec-Lin/ Një viktimë dhe tre të plagosur pas përplasjes kokë më kokë të dy automjeteve

    June 14, 2026
    EKSKLUZIVE

    Spitali i Korçës pezullon nga detyra doktorin Niko Nunka

    Ervin Salianji njofton takimin e radhës me demokratët: Shihemi në Korçën e shtrenjtë

    Detajet/ Aksident gjatë një operacioni antidrogë në Korçë, plagosen dy policë. Njëri prej tyre niset drejt Tiranës

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.