Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Zbulohet propozimi i PS për Reformën Territoriale, shkrihen 15 bashki

    July 30, 2026

    ONE shkatërroi konkurrencën, tani shqiptarët po paguajnë faturën e duopolit celular

    July 30, 2026

    “Ilaçet me borxh”, realiteti i hidhur i pensionistëve në Korçë: Fletoret e farmacive mbushen me emra qytetarësh

    July 30, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Java vendimtare për Pogradecin: “goditje” ndaj Kukësit dhe sytë nga Kastrioti e Burreli
    Sport

    Java vendimtare për Pogradecin: “goditje” ndaj Kukësit dhe sytë nga Kastrioti e Burreli

    April 10, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Java e 30-të e Kategorisë së Parë do të luhet e gjitha të shtunën, më 11 prill, dhe sipas zhvillimeve të fundit, kjo mund të jetë “java e Pogradecit”. Kjo pasi, ndryshe nga rivalët direkt për ngjitjen në elitë, Pogradeci është e vetmja nga kryesueset që luan në shtëpi, ndërsa Laçi dhe Skënderbeu do të zbresin në transfertë.

    pogradeci

    Your browser does not support the video tag.

    Megjithatë, ky sezon ka treguar se faktori fushë nuk ka qenë vendimtar për skuadrat e kreut, të cilat kanë marrë rezultate pozitive si në shtëpi, ashtu edhe jashtë saj. Por, në këtë moment delikat të sezonit, çdo detaj mund të bëjë diferencën. Pogradeci pret në “Gjorgji Kyçyku” Kukësi, pas një serie të jashtëzakonshme prej tetë fitoresh radhazi. Objektivi është i qartë: trepikëshi i radhës për të vazhduar marshimin drejt elitës. Nga ana tjetër, edhe Kukësi vjen në formë të mirë, me një ecuri pozitive në gjashtë javët e fundit (tre fitore dhe tre barazime). Skuadra e trajnerit Bledi Kadiu synon të marrë pikë në këtë transfertë të vështirë, për të vijuar ngjitjen në renditje dhe për të shmangur rrezikun e rënies.

    Duke qenë i vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj sfide, klubi pogradecar u ka bërë thirrje tifozëve që të mbushin stadiumin dhe të mbështesin skuadrën në këtë moment vendimtar: “Një tjetër sfidë e rëndësishme na pret në shtëpi, aty ku forca jonë bëhet dyfish. Pogradeci–Kukësi, ora 15:00. Ju mirëpresim në stadium”. Përveç detyrës së tyre, liqenorët hedhin sytë edhe nga ndeshjet e rivalëve. Kastrioti dhe Burreli do të presin respektivisht Laçin dhe Skënderbeun, në duele që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në renditje. Nëse rivalët gabojnë dhe Pogradeci bën detyrën, kjo javë mund të shënojë kthesën më të madhe të sezonit për liqenorët.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Skënderbeu prezanton dy afrime, firmos me sulmuesin që debutoi ndaj Chelsea

    July 22, 2026

    “Halandi” largohet nga Skënderbeu, Elias Arflot firmos me Trepçën

    July 20, 2026

    Një mbrojtës dhe një sulmues, Skënderbeu lëviz në merkato

    July 10, 2026

    Julian Ahmataj rikthehet te Skënderbeu, objektivi: ndërtimi i një skuadre të fortë për të ardhmen

    July 7, 2026
    TE FUNDIT

    Zbulohet propozimi i PS për Reformën Territoriale, shkrihen 15 bashki

    July 30, 2026

    ONE shkatërroi konkurrencën, tani shqiptarët po paguajnë faturën e duopolit celular

    July 30, 2026

    “Ilaçet me borxh”, realiteti i hidhur i pensionistëve në Korçë: Fletoret e farmacive mbushen me emra qytetarësh

    July 30, 2026

    Korça fiton një tjetër aks të rëndësishëm rrugor, Rama: Kanë nisur punimet

    July 28, 2026
    EKSKLUZIVE

    Ilir Xhakolli/Në Drilon do krijojmë këndin e piktorëve

    Humb vajza e mitur në Çezmë të Pogradecit, denoncon i ati – reagon policia

    Skandal / Fast-food e Korçës hedhin mishin e skaduar në Vithkuq

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.