Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Partitë politike në Shqipëri, mes votimeve formale dhe nevojës për demokraci reale

    May 23, 2026

    Sezoni veror në juglindje, zv.ministri i Brendshëm: “Kujdes ndërtimet pa leje dhe zjarret”

    May 23, 2026

    “Nuk janë votime”, Ilir Vrenozi refuzon të marrë pjesë në referendumin e Sali Berishës

    May 23, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Pista e motocross në Polenë të Korçës tërheq të rinjtë dhe synon të kthehet në destinacion sportiv
    Vendi

    Pista e motocross në Polenë të Korçës tërheq të rinjtë dhe synon të kthehet në destinacion sportiv

    April 6, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Në fshatin Polenë, pranë Korçë, është ndërtuar një pistë moderne për motocross, e cila çdo fundjavë mbledh dhjetëra të rinj pasionantë të këtij sporti ekstrem.

    Me një terren të përshtatur dhe kushte të mira, pista po konsiderohet nga praktikuesit si një nga më të mirat në Shqipëri për motocross. Ajo është kthyer në një pikë takimi për të rinjtë që kërkojnë adrenalinë dhe emocione të forta, duke ofruar një alternativë pozitive për kohën e lirë dhe duke nxitur aktivitetin sportiv në zonë.

    Your browser does not support the video tag.

    Pjesëmarrësit shprehen se interesi për këtë sport është rritur ndjeshëm vitet e fundit, ndërsa pista ofron kushte të përshtatshme për stërvitje dhe zhvillimin e garave.

    • Isert Gjatolli: “Kjo pistë ka rreth 6 vite që është ndërtuar dhe deri më sot është ndër më të mirat për motocross. Jemi disa të rinj që e kemi pasion, por kërkon edhe mundësi ekonomike. Ka interes sepse është diçka e re për zonën. Do të donim më shumë mbështetje nga bashkia, qoftë edhe minimale.”
    • Mariglen Malaveci: “Motocross është një nga gjërat më të bukura për ne, ka shumë adrenalinë. Kam rreth 10 vite që merrem me këtë sport. Do donim të zhvillohej më shumë, të promovohej dhe të organizoheshin gara që të vijnë vizitorë edhe nga qytete të tjera si Tirana.”
    • Dhimitraq Kolevica: “Nga shteti kërkojmë kryesisht promovim. Është një sport që të fal kënaqësi dhe në verë çdo të diel vijnë shumë persona për ta parë.”
    • Gjergji Konomi: “Kam rreth 15 vite që merrem me motocross dhe e kam ushtruar edhe jashtë vendit. Nëse ka më shumë mbështetje dhe njohje, besoj se do të afrohen edhe më shumë të rinj.”

    Promovimi i sporteve alternative si motocross shihet si një mundësi e mirë jo vetëm për të rinjtë, por edhe për zhvillimin e turizmit sportiv në zonë. Kjo pistë ka potencialin të kthejë Polenën në një destinacion tërheqës për adhuruesit e aventurës dhe sporteve ekstreme në Shqipëri.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Partitë politike në Shqipëri, mes votimeve formale dhe nevojës për demokraci reale

    May 23, 2026

    Sezoni veror në juglindje, zv.ministri i Brendshëm: “Kujdes ndërtimet pa leje dhe zjarret”

    May 23, 2026

    “Nuk janë votime”, Ilir Vrenozi refuzon të marrë pjesë në referendumin e Sali Berishës

    May 23, 2026

    Ju lutem ma shpëtoni vajzën…”/ Apeli rrëqethës i nënës nga Korça për Alesian 19-muajshe që po lufton me tumorin agresiv në tru

    May 23, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    Policia e Korçës ndalon një person të dënuar dhe procedon penalisht disa shtetas për vepra të ndryshme

    Digjet kioska në Pogradec – ja çfarë ndodhi

    Zgjedhjet në Pogradec/Gazetares i marrin telefonin

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.