Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin N. Q., 44 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Sipas Policisë, në afërsi të fshatit Polenë janë konstatuar 5 migrantë të parregullt, të cilët dyshohet se janë ndihmuar nga 44-vjeçari për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, kundrejt pagesës, me destinacion një nga vendet e Bashkimit Evropian. Vijon puna për kapjen e tij.
Gjithashtu, është referuar në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për shtetasin F. F., 41 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht në Greqi.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.


