Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Korçë: Arrestime, procedime penale dhe persona në kërkim për vepra të ndryshme penale

    February 7, 2026

    Zbardhet drafti/ Qeveria miraton Amnistinë Penale, 447 persona lirohen menjëherë nga burgu, ulet dënimi për 853 të dënuar

    February 7, 2026

    Vendoset pllakë përkujtimore në Vjenë në nder të Lasgush Poradecit

    February 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Vendoset pllakë përkujtimore në Vjenë në nder të Lasgush Poradecit
    Vendi

    Vendoset pllakë përkujtimore në Vjenë në nder të Lasgush Poradecit

    February 7, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Pogradeci i ftuar në Austri përmes Ambasadës Shqiptare.

    Në kuadër të strategjisë që Ambasadori i Shqipërisë në Austri, z. Fate Velaj, ka hartuar që në fillim të ushtrimit të detyrës së tij – “ta bëjmë sa më të dukshëm artin, kulturën dhe traditat shqiptare, si dhe të nxisim marrëdhëniet midis institucioneve vendore dhe qendrore austriake me ato shqiptare” – pas Vlorës, Gjirokastrës, Sarandës, Krujës dhe Shkodrës, kësaj here u ftua Bashkia e Pogradecit.
    Me kënaqësi informojmë se Bashkia e Pogradecit vendosi gurin e parë në themelin e një partneriteti strategjik me qytetin Eisenstadt, kryeqytet i Landit Burgenland në Austri. Ky partneritet është rezultat i një pune njëvjeçare të Ambasadës së Shqipërisë në Vjenë, e cila nisi me takimin e Ambasadorit Velaj me kryetarin e Bashkisë së Eisenstadt-it, z. Thomas Steiner, në mars të vitit të kaluar.
    Gjatë këtij takimi u diskutua krijimi i një pakti bashkëpunimi në fusha të ndryshme, përfshirë shkëmbimin e eksperiencave në administratë, lëvizjen urbane, mjedisin dhe projektet europiane.
    ________________________________________
    Në Graz u zhvillua një vizitë në godinën qendrore të qeverisjes së Landit Steiermark (Landesregierung), ku delegacioni u prit nga zv/Guvernatorja znj. Manuela Khom, si dhe nga përfaqësues të lartë të këtij landi të Austrisë.
    Gjatë këtij takimi u diskutuan mundësi të reja bashkëpunimi me Bashkinë e Pogradecit, veçanërisht në fushën e shkëmbimeve institucionale mes qytetit Leoben – pjesë e Landit Steiermark – dhe Pogradecit.
    ________________________________________
    Gjatë kësaj vizite pranë godinës ku nga viti 1927 deri më 1934 ka jetuar poeti ynë i shquar Lasgush Poradeci, u zbulua pllaka përkujtimore me emrin e tij.
    Fjalën e rastit e mbajtën kryetarja e Bashkisë së Grazit, znj. Elke Kahr, Ambasadori i Shqipërisë në Vjenë, Sh.T. Prof. Fate Velaj, zv/Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, z. Paskalino Ziko, Mariane Graf – Konsulle e Nderit të Shqipërisë në Steiermark, si dhe pronari i godinës ku ka jetuar Lasgushi. Gjatë ceremonisë u lexuan gjithashtu poezi nga vepra e poetit të shquar.

    Tona

    Vendosja e pllakave përkujtimore në vendet ku kanë jetuar ose punuar personalitete shqiptare në Austri, ka qenë një nga prioritetet kryesore në fushën e artit, kulturës dhe kujtesës shqiptare, të përcaktuara nga Ambasadori Velaj që në fillim të ushtrimit të kësaj detyre.

    Që në vizitën e parë pranë kryetares së Bashkisë së Grazit, në shkurt të vitit të kaluar, Ambasadori Velaj parashtroi kërkesën për vendosjen e kësaj pllake, krijimin e një “Dita e Shqipërisë në Graz”, nisjen e partneritetit midis Grazit dhe Shkodrës, si dhe mundësi të tjera bashkëpunimi.
    Procesi i vendosjes së pllakës përkujtimore për Lasgush Poradecin ishte i gjatë dhe i vështirë, duke kërkuar një punë të vazhdueshme bindëse mbi rëndësinë e saj. Pas sigurimit të mbështetjes së kryetares së Bashkisë, çështja kaloi në Këshillin Bashkiak, ku u desh një përpjekje po aq e madhe. Më pas u sigurua miratimi i pronarit të godinës, si dhe ai i Institutit Boltzmann, i cili rishikon figurat historike dhe në fund përpiloi tekstin e pllakës përkujtimore, në gjuhën gjermane dhe angleze:

    “LASGUSH PORADECI (1899–1987)
    Poet. Në këtë shtëpi jetoi nga viti 1927 deri më 1934 poeti shqiptar Llazar Sotir Gusho (1899–1987), i njohur me pseudonimin Lasgush Poradeci, i cili në vitin 1933 mori doktoraturën në Romanistikë në Universitetin e Grazit. Falë dy vëllimeve poetike të botuara në vitet 1933 dhe 1937, ai konsiderohet një nga lirikët më të shquar të letërsisë shqiptare.”
    Pas një viti të mbushur me takime, telefonata dhe korrespondencë zyrtare, u bë e mundur zbulimi i pllakës përkujtimore, duke i dhënë kështu një shërbim të rëndësishëm kulturës shqiptare dhe pranisë së saj në Austri.

    Në këtë frymë po punohet edhe për figura të tjera shqiptare, me qëllim që të lihen sa më shumë gjurmë të historisë sonë, si dhe të evidentohet për publikun austriak dhe të huaj fakti se shqiptarët, si në të kaluarën ashtu edhe sot, kanë nxjerrë personalitete që nderojnë kombin me veprën e tyre. Qëllimi është të tregojmë se nga Shqipëria nuk kanë ardhur vetëm emigrantët e viteve ’90, por shumë më herët kanë ardhur studiues dhe mendimtarë që kanë kontribuar në artin dhe kulturën europiane.

    Ambasadori Fate Velaj: “Disa ngjarje në histori nuk vijnë nga rastësia. Historia i thërret vetë ato.
    Unë jam mirënjohës qytetit të Graz-it që i hapi dyert djalit tonë, i cili u kthye në eksportin më të rëndësishëm të kohës në Austri, si dhe sot kryetares së Bashkisë së Graz-it që e mundësoi këtë përkujtim të tij….
    Së fundmi më duhet të them se ky qytet ka qenë krahëhapur jo vetëm për Lasgush Poradecin, por edhe për një brez të tërë shqiptarësh që erdhën pas viteve 1991 dhe që sot janë pasqyra e ndriçuar e vlerave më të mira të vendit tim, vlera që, në thelb, Lasgushi i shpalosi i pari.”

    Kazerma e Cerenit
    Ballkan Desina
    Zeqillari
    eSIM SIGNAL
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Korçë: Arrestime, procedime penale dhe persona në kërkim për vepra të ndryshme penale

    February 7, 2026

    Zbardhet drafti/ Qeveria miraton Amnistinë Penale, 447 persona lirohen menjëherë nga burgu, ulet dënimi për 853 të dënuar

    February 7, 2026

    8 familje të izoluara/ Rruga që lidh Senishtin në bashkinë Maliq prej muajsh e izoluar, banorët apelojnë për ndihmë

    February 7, 2026

    Maliq | Qindra kuintalë prodhime bujqësore mbeten pa u shitur, fermerët në vështirësi

    February 7, 2026
    TE FUNDIT

    Korçë: Arrestime, procedime penale dhe persona në kërkim për vepra të ndryshme penale

    February 7, 2026

    Zbardhet drafti/ Qeveria miraton Amnistinë Penale, 447 persona lirohen menjëherë nga burgu, ulet dënimi për 853 të dënuar

    February 7, 2026

    Vendoset pllakë përkujtimore në Vjenë në nder të Lasgush Poradecit

    February 7, 2026

    8 familje të izoluara/ Rruga që lidh Senishtin në bashkinë Maliq prej muajsh e izoluar, banorët apelojnë për ndihmë

    February 7, 2026
    EKSKLUZIVE

    Dështon marrëveshja midis dy qeverive One Stop Shop në Qafë Thanë

    64-vjeçari kallëzon vjedhjen e një pikture pranë banesës së tij

    KRISTAQ SOTIRI, NJË PRIMAT I FOTOGRAFISË SHQIPTARE

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.