Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Bitincka e Devollit mes minierës së shkatërruar dhe varfërisë

    May 13, 2026

    Kirurgu Nikolla Nunka shtrohet në spital pas arrestimit për ngacmim seksual, nën monitorim në Korçë

    May 13, 2026

    Avokatja Refxhei Tola: Ka denoncime të tjera ndaj mjekut Niko Nunka, gratë dhe vajzat të flasin

    May 13, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » 8 familje të izoluara/ Rruga që lidh Senishtin në bashkinë Maliq prej muajsh e izoluar, banorët apelojnë për ndihmë
    Vendi

    8 familje të izoluara/ Rruga që lidh Senishtin në bashkinë Maliq prej muajsh e izoluar, banorët apelojnë për ndihmë

    February 7, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Rruga që lidh fshatin Senisht në bashkinë Maliq vijon të mbetet e bllokuar prej disa muajsh, si pasojë e reshjeve të shumta të shiut. Segmenti rrugor ka pësuar çarje dhe rrëshqitje dherash, duke u bërë i pakalueshëm për mjetet dhe duke izoluar banorët e zonës.

    Në fshatin Senisht jetojnë tetë familje, të cilat aktualisht lëvizin vetëm në këmbë ose me kafshë, pasi automjetet nuk kanë mundësi të kalojnë.
    Situata paraqet rrezik të vazhdueshëm për shkak të rënies së gurëve dhe dherave, ndërsa dëmtimet në rrugë janë përkeqësuar nga dita në ditë.

    Your browser does not support the video tag.

    Banorët bëjnë me dije se prej muajsh i janë drejtuar institucioneve vendore për ndihmë, por deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje konkrete

    Izolimi ka vështirësuar sigurimin e ushqimeve, lëvizjen e përditshme dhe aksesin në shërbimet shëndetësore, duke e bërë situatën edhe më shqetësuese.

    Nga ana tjetër, bashkia Maliq njofton se rrëshqitja ka ndodhur në një segment rrugor prej rreth 80 metrash. Sipas autoriteteve lokale, ndërhyrja do të kryhet sapo të përmirësohen kushtet atmosferike, me qëllim futjen e mjeteve të rënda dhe hapjen e një rruge alternative. Deri në zgjidhjen e problemit, familjet e fshatit Senisht vijojnë të jetojnë të izoluara, përballë vështirësive të mëdha dhe rrezikut të përditshëm.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Bitincka e Devollit mes minierës së shkatërruar dhe varfërisë

    May 13, 2026

    Kirurgu Nikolla Nunka shtrohet në spital pas arrestimit për ngacmim seksual, nën monitorim në Korçë

    May 13, 2026

    Avokatja Refxhei Tola: Ka denoncime të tjera ndaj mjekut Niko Nunka, gratë dhe vajzat të flasin

    May 13, 2026

    Ndërron jetë në spital Begator Mustafa, 38-vjeçari i cili u vetëvar në portën e shtëpisë së tij.

    May 13, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    Skënderbeu U-19 mëson kundërshtarin në Europë, starton ndaj moldavëve

    Zgjedhjet në Pogradec/Gazetares i marrin telefonin

    E rëndë në Korçë! Gjendet një person i pajetë në banesën e tij, dyshohet se ka vdekur disa muaj më parë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.