Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Ilva Tare Talks, Gjon Juncaj;”Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar”
    Vendi

    Ilva Tare Talks, Gjon Juncaj;”Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar”

    February 7, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Nëse arrestimet e zyrtarëve të nivelit të lartë nuk përfundojnë me dënime, besimi i publikut te SPAK do të vihet seriozisht në pikëpyetje. Kështu shprehet ish-prokurori shqiptaro-amerikan Gjon Juncaj, në një intervistë për “Ilva Tare Talks”, ku analizon sfidat më të ndjeshme të reformës në drejtësi dhe pritshmëritë ndaj institucioneve të reja antikorrupsion.

    Sipas tij, vendimi për të arrestuar dikë është ndër më të rëndët që merr sistemi i drejtësisë dhe nuk duhet të ndodhë pa prova të forta që jo vetëm mbështesin dyshimet, por që mund të çojnë edhe në dënim. “Dikush që është arrestuar nuk do të thotë që është i dënuar”, thekson Juncaj, duke rikujtuar parimin themelor të prezumimit të pafajësisë. Vetëm një proces i barabartë për të dyja palët, me përfaqësim të plotë, transparencë dhe një gjykatës të paanshëm, mund të prodhojë një vendim të drejtë. Nëse do të kishte një seri arrestimesh të nivelit të lartë dhe të gjithë do të shpalleshin të pafajshëm, kjo – sipas tij – do të ishte problem serioz për prokurorët dhe për perceptimin publik mbi funksionimin e drejtësisë së re. “Thelbi është mbarëvajtja e të gjithë procesit”, nënvizon ai.

    Your browser does not support the video tag.

    I pyetur për afatet nga arrestimi deri në nisjen e gjyqit, Juncaj shpjegon se nuk ka domosdoshmërisht kufij të prerë kohorë, por prezumohet qe ne momentin kur ngrihet akuzat nenkuptohet se ekzistojne dhe provat per te nisur gjykimin. Sidoqoftë, ai paralajmëron se shpejtësia nuk duhet të zëvendësojë një proces të plotë drejtësie, ndërsa vonesat e tepërta e kthejnë situatën në atë që njihet si “drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar”.

    Një tjetër pikë e fortë e intervistës lidhet me rolin e ndërkombëtarëve. I pyetur nëse këshilltarët ligjorë të huaj ndikojnë në hetime apo në përzgjedhjen e çështjeve, Juncaj thekson se roli i tyre është sugjerues dhe këshillimor, jo vendimmarrës. “Në fund të ditës, vendimmarrja është e prokurorëve dhe gjyqtarëve shqiptarë, jo e këshilltarëve të huaj”, pohon ai, duke hedhur poshtë idenë e një drejtësie të drejtuar nga jashtë.

    Duke reflektuar 10 vite pas miratimit unanim të reformës në drejtësi, Juncaj e cilëson krijimin e SPAK si një element unik, pasi është një strukturë hetimore e përfshirë në Kushtetutë dhe e ndërtuar për të qenë sa më e pavarur. Ai shpreson se pikërisht kjo bazë kushtetuese do ta ndihmojë institucionin të ruajë pavarësinë edhe në të ardhmen.

    Megjithëse Tare e quan si një nga arkitektët e reformës, Juncaj thotë se e sheh veten thjesht si “një murator” që ka hedhur disa nga tullat e para të sistemit të ri. Ai kujton qytetarët që dikur i thoshin se drejtësia nuk bëhej në Shqipëri dhe lë të hapur pyetjen që sot ka më shumë peshë se kurrë: a po funksionon realisht drejtësia e re?

    Intervistën e plotë me Gjon Juncaj mund ta ndiqni në YouTube, në kanalin “Ilva Tare Talks”.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Arrestime dhe procedime në Korçë e Pogradec, denoncohet edhe një vjedhje në banesë

    March 27, 2026
    TE FUNDIT

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Sfida mes Elbasanit dhe Skenderbeut mbyllet me dy gola, pretendentet shenojnë në pjesën e parë

    March 28, 2026
    EKSKLUZIVE

    Pogradec: Nisi Shpërndarja e Materialeve Zgjedhore në KZAZ nr. 70, Procesi Po Shkon Pa Probleme

    Todo Bojdani dhe roli i tij në Radio Korça. Si u inaugurua më 27 prill 1940, radiostacioni i Korçës?

    Amerikani i lumtur!

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.