Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Pogradec | Banorët e Gurrasit protestë para bashkisë: Tokat tona janë dhënë me qira pa të drejtë
    Vendi

    Pogradec | Banorët e Gurrasit protestë para bashkisë: Tokat tona janë dhënë me qira pa të drejtë

    February 4, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Rreth 30 familje nga fshati Gurras kanë protestuar paraditen e sotme përpara Bashkisë së Pogradecit, duke kundërshtuar dhënien me qira të tokave që sipas tyre i kanë në përdorim prej më shumë se 30 vitesh.

    Banorët pretendojnë se sipërfaqet bujqësore, të ndara me ligjin 7501, janë dhënë me qira një investitori pa u ndjekur procedurat ligjore. Një pjesë e tyre disponojnë AMTP, por me shënime me vijë të kuqe, pasi vite më parë kishin refuzuar tokën për shkak të mospagesës së taksave. Sot ata ngrenë dyshime se pikërisht këto shënime janë përdorur për të shmangur regjistrimin e pronave dhe për t’i kaluar tokat me qira një subjekti të tretë.

    Your browser does not support the video tag.

    Banorët shprehen:

    “Jemi mbledhur për tokat shekullore të fshatit. Një person pretendon se i ka marrë me qira dhe ka zaptuar tokat tona. Ka një terr institucional. Bashkia duhet të sqarojë nëse ka vendim të Këshillit Bashkiak, sepse kjo kontratë është në shkelje të plotë të ligjit.”

    “Tokën e kam të ndarë me ligjin 7501. Kam aplikuar disa herë për certifikatë. Taksat i kam paguar, e kam pasur të mbjellë dhe të rrethuar, por janë prerë pemët nga personi që e ka marrë me qira nga bashkia.”

    “Kemi aplikuar vazhdimisht për certifikata, por na sorollatin me dokumente shtesë dhe përgjigje negative. Tokën e përdorim që nga dita që është ndarë.”

    “Me këto pemë mbajmë familjet. Askush nuk na ka thënë gjë për vite me radhë, ndërsa tani na thonë që është hequr viza. Si hiqet viza pa na njoftuar?”

    Edhe kryeplaku i fshatit Gurras pohon se tokat janë ndarë me ligjin 7501 dhe nuk mund të jepen me qira nga bashkia.

    “Kjo parcelë është ndarë me ligjin 7501. Disa e kanë pranuar tokën, disa e kanë refuzuar për shkak të asistencës. Sot nuk ka as asistencë, as tokë. Dhënia me qira është bërë pa u zgjidhur situata me banorët. Kjo çështje duhet parë në thelb dhe toka duhet liruar. Nëse nuk ka zgjidhje, banorët janë të vendosur të bllokojnë rrugën.”

    Sipas të dhënave, një pjesë e madhe e banorëve posedojnë AMTP me vijë të kuqe, një praktikë e ndjekur nga ish-komunat në rastet kur toka refuzohej për shkak të detyrimeve fiskale. Këto shënime pengojnë sot regjistrimin e pronës në Kadastër, duke bërë që banorët të mos kenë titull pronësie.

    Nga ana tjetër, Bashkia Pogradec deklaron se çdo sipërfaqe toke që rezulton e regjistruar në Kadastër nga banorët me AMTP të rregullt, do t’i zbritet subjektit që ka marrë sipërfaqen totale me qira.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    TE FUNDIT

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Besa Spaho ka marrë “Besën” e votuesëve

    Filmoi të moshuarit në momente intime/ Vihet nën hetim e mitura në Korçë, e pësojnë edhe pleqtë

    Emri; “Do të të fut në punë, me jep 6300 euro”, e pëson korçari – Arrestohet

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.