Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Bitincka e Devollit mes minierës së shkatërruar dhe varfërisë

    May 13, 2026

    Kirurgu Nikolla Nunka shtrohet në spital pas arrestimit për ngacmim seksual, nën monitorim në Korçë

    May 13, 2026

    Avokatja Refxhei Tola: Ka denoncime të tjera ndaj mjekut Niko Nunka, gratë dhe vajzat të flasin

    May 13, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Komuniteti maqedonas nga Prespa në Kanada me letër drejtuar Qeverisë së Shqipërisë: Kërkohet tërheqja e vendimit për qendrat e migrantëve në Pustec!
    Vendi

    Komuniteti maqedonas nga Prespa në Kanada me letër drejtuar Qeverisë së Shqipërisë: Kërkohet tërheqja e vendimit për qendrat e migrantëve në Pustec!

    February 1, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Komuniteti maqedonas nga Prespa në Kanada i ka drejtuar një letër zyrtare Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, në të cilën shpreh shqetësim të thellë lidhur me vendimin për hapjen e tre qendrave pritëse për migrantë në territorin e Bashkisë Pustec dhe kërkon tërheqjen e menjëhershme të këtij vendimi.

     

    Your browser does not support the video tag.

    Në letër theksohet se pas vitit 1991, disa qindra maqedonas me origjinë nga Bashkia Pustec janë vendosur në Kanada, të cilët, pavarësisht largësisë fizike, kanë mbetur të lidhur ngushtë me vendlindjen. Ata kanë mbështetur vazhdimisht komunitetin lokal maqedonas përmes ndihmës për familjet, si dhe përmes përkrahjes së aktiviteteve kulturore, sociale dhe zhvillimore.

    Nga komuniteti theksojnë se vitet e fundit një pjesë e anëtarëve po shqyrtojnë seriozisht kthimin në vendlindje dhe investimin në Bashkinë Pustec, veçanërisht në sektorin e turizmit, duke e parë Prespën si një rajon me potencial të madh për turizëm të qëndrueshëm dhe zhvillim ekonomik lokal. Pikërisht për këtë arsye, vendimi për hapjen e qendrave pritëse për migrantë në Bashkinë Pustec vlerësohet si i dëmshëm dhe shqetësues.

    Sipas tyre, një hap i tillë mund të ketë pasoja serioze dhe afatgjata, duke cenuar kompaktësinë e popullsisë maqedonase, duke rritur ndjenjën e pasigurisë dhe duke nxitur emigrimin e mëtejshëm të banorëve të mbetur në këtë zonë. Për më tepër, thuhet se ky vendim e dëmton rëndë çdo perspektivë reale për zhvillim turistik dhe ekonomik të rajonit.

    Komuniteti maqedonas nga Prespa në Kanada shpreh gjithashtu mbështetje të plotë për nismën e partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), e cila e ka ankimuar këtë vendim të qeverisë shqiptare pranë gjykatës kompetente në Tiranë, me qëllim mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të komunitetit maqedonas në Bashkinë Pustec.

    Në pjesën përmbyllëse të letrës, komuniteti i bën thirrje Qeverisë së Republikës së Shqipërisë të tërhiqet nga vendimi për hapjen e qendrave pritëse për migrantë në Pustec dhe, në vend të kësaj, të përqendrohet në investime për zhvillimin e Bashkisë Pustec, përmirësimin e infrastrukturës, mbështetjen e turizmit dhe krijimin e kushteve për kthimin dhe investimin e emigrantëve në vendlindjen e tyre.

    “Vetëm përmes dialogut, respektimit të të drejtave të pakicave kombëtare dhe zhvillimit të qëndrueshëm mund të sigurohet një e ardhme e qëndrueshme dhe evropiane për rajonin e Prespës”, thuhet në letrën e nënshkruar nga Komuniteti Maqedonas nga Prespa në Kanada.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Bitincka e Devollit mes minierës së shkatërruar dhe varfërisë

    May 13, 2026

    Kirurgu Nikolla Nunka shtrohet në spital pas arrestimit për ngacmim seksual, nën monitorim në Korçë

    May 13, 2026

    Avokatja Refxhei Tola: Ka denoncime të tjera ndaj mjekut Niko Nunka, gratë dhe vajzat të flasin

    May 13, 2026

    Ndërron jetë në spital Begator Mustafa, 38-vjeçari i cili u vetëvar në portën e shtëpisë së tij.

    May 13, 2026
    TE FUNDIT

    Bitincka e Devollit mes minierës së shkatërruar dhe varfërisë

    May 13, 2026

    Kirurgu Nikolla Nunka shtrohet në spital pas arrestimit për ngacmim seksual, nën monitorim në Korçë

    May 13, 2026

    Avokatja Refxhei Tola: Ka denoncime të tjera ndaj mjekut Niko Nunka, gratë dhe vajzat të flasin

    May 13, 2026

    Ndërron jetë në spital Begator Mustafa, 38-vjeçari i cili u vetëvar në portën e shtëpisë së tij.

    May 13, 2026
    EKSKLUZIVE

    Reagon drejtori i Skënderbeut pas dhunës “Lojtarët tanë kishin shenja në trup, ndeshja nuk mund të zhvillohej”

    Pas Ohrit, Vora e zhvendos fazën në Korçë. Miqesorja e radhës luhet kundër Skënderbeut

    Disa segmente të bllokuara në Korçë, po punohet për normalizimin e situatës pas reshjeve

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.